news

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton nga mbytja një turiste 10-vjeçare

Një ngjar­je që mund të kishte për­fun­d­uar në trag­je­di është shman­gur falë ndërhyr­jes së shpe­jtë të një banori të zonës në Kël­cyrë.

Sipas infor­ma­cion­eve, një tur­iste e huaj, rreth 10 vjeçe, rrezikoi të mbytej tek­sa po lahej në lumin Vjosa, në zonën e njo­hur si Uji i Zi. E mitu­ra u mor nga rrjed­ha e fortë e ujit, duke e bërë të pamundur dal­jen e saj në breg.

Ka qenë reag­i­mi i men­jëher­shëm i një banori të Kël­cyrës, i cili u fut në ujë dhe arri­ti ta nxjer­rë të miturën në kohë, duke i shpë­tu­ar jetën.

Fat­mirë­sisht, 10-vjeçar­ja nuk ka pësuar paso­ja shën­de­të­sore, ndër­sa ngjar­ja shër­ben edhe si një apel për kujdes të shtu­ar nga viz­itorët që frekuen­to­jnë lumen­jtë gjatë sezonit veror, për shkak të rry­mave të for­ta dhe rrezikut që ato paraqesin.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading