news

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria ren­ditet ndër vendet europi­ane më të preku­ra nga kriza demografike, ku rënia e lind­sh­mërisë dhe emi­gri­mi i pop­ull­sisë në moshë riprod­huese po kri­jo­jnë paso­ja afat­g­ja­ta për të ardhmen e ven­dit.

Sipas Rapor­tit Botëror të Migra­cionit 2026, ven­di ynë përf­shi­het në grupin e shteteve ku largi­mi i të rin­jve po ndikon drejt­për­drejt në uljen e num­rit të lind­jeve të mund­shme.

Rapor­ti evi­den­ton se, ndër­sa Europa ka parë një rënie të num­rit të qyte­tarëve të saj që jeto­jnë jashtë ven­dit, nga rreth 20 mil­ionë në vitin 1990 në 16 mil­ionë në vitin 2024, Shqipëria ka ndjekur një drej­tim të kundërt, me një rrit­je të ndjeshme të num­rit të qyte­tarëve që jeto­jnë jashtë kufi­jve.

Shqipëria klasi­fiko­het ndër vendet me nor­më lind­sh­mërie nën nivelin e zëvendësim­it të brezave. Emi­gri­mi i të rin­jve në moshë riprod­huese e thel­lon këtë prob­lem, pasi reduk­ton num­rin e famil­jeve që mund të kon­tribuo­jnë në rrit­jen naty­rore të pop­ull­sisë.

Sipas anal­izës së të dhë­nave për peri­ud­hën 2005–2024, vende si Luk­sem­bur­gu, Mal­ta dhe Irlan­da kanë shënuar rrit­je të pop­ull­sisë, ndër­sa shumë shtete të Europës Lin­dore dhe Bal­lka­n­it, përf­shirë Shqipërinë, kanë për­je­t­u­ar rënie të ndjeshme.

Rapor­ti thek­son se, ndër­sa vende si Gjer­ma­nia dhe Italia po për­piqen të zbusin tkur­rjen demografike përmes imi­gra­cionit, vendet e Bal­lka­n­it Perëndi­mor po për­ballen me hum­b­je të vazh­dueshme të fuqisë së re punë­tore.

Për Shqipërinë, sfi­da krye­sore mbetet fren­i­mi i largim­it të të rin­jve dhe kri­ji­mi i kushteve që të ruhet kap­i­tali njerë­zor, në një kohë kur plak­ja e pop­ull­sisë po për­sh­pe­j­to­het.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading