news

“S’ke paguar qiranë e makinave!”/Morën peng të riun dhe e dhunuan, arrestohen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre në Lezhë

Tre per­sona janë arrestu­ar në Lezhë pasi dyshohet se morën me for­cë një 28-vjeçar dhe e dhunuan, pas një kon­flik­ti për page­sat e dy autom­jeteve të mar­ra me qira.

Sipas poli­cisë, ngjar­ja nisi pas një kallëz­i­mi nga babai i 28-vjeçar­it, i cili deklaroi se djali i tij ishte mar­rë me for­cë nga disa per­sona dhe ishte trans­portu­ar me autom­jet.

Shër­bimet e Komis­ari­atit të Poli­cisë Lezhë kanë iden­ti­fikuar dhe kapur pak min­u­ta pas kallëzim­it tre të dyshuar­it: dy vëllezër, 28 dhe 22 vjeç, si dhe kushëririn e tyre 22-vjeçar.

Njof­tim­i­Morën me for­cë, në autom­jet, dhe dhunuan një 28-vjeçar, me pre­tendimin se nuk kishte paguar qiratë, për 2 autom­jete të mar­ra në sub­jek­tin e tyre, arresto­hen 2 vëllezër (admin­is­tra­torë të sub­jek­tit) dhe kushëriri i tyre.

Sekue­stro­het autom­jeti në të cilin u mor me for­cë, dhe u trans­portua nga Kru­ja në Lezhë, 28-vjeçari.

Si rezul­tat i admin­istrim­it të shpe­jtë të kallëzim­it të një 70-vjeçari, se djali i tij, 28 vjeç, ishte mar­rë me for­cë, në autom­jet, dhe trans­portu­ar, nga disa shte­tas, shër­bimet e Komis­ari­atit të Poli­cisë Lezhë mundë­suan iden­ti­fikimin, lokaliz­imin dhe kap­jen, pak min­u­ta pas kallëzim­it, të 3 autorëve të dyshuar të rastit, shte­tasve R. M., 28 vjeç dhe R. M., 22 vjeç, vëllezër, si dhe kushërir­it të tyre, shte­t­a­sit E. M., 22 vjeç.

Nga hetimet e der­i­tan­ishme dyshohet se 3 shte­t­a­sit, me vetëgjyqësi, kanë mar­rë me for­cë, në autom­jet, 28-vjeçarin, në një kar­bu­rant në fshatin Der­ven, me pre­tendimin se ky i fun­dit nuk kishte paguar paratë, për 2 autom­jete të mar­ra me qira, në sub­jek­tin që admin­istron­in 2 vëllezërit e arrestu­ar.

3 shte­t­a­sit e kanë trans­portu­ar 28-vjeçarin te në një kar­bu­rant në fshatin Shënkoll, ku e kanë dhunuar dhe më pas e kanë lënë në rrugë.28-vjeçari u trans­portua në spi­tal­in rajon­al të Lezhës, ku mori asis­tencën e nevo­jshme mjekë­sore dhe u largua në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Mate­ri­alet pro­ce­du­rale iu refer­u­an Prokuror­isë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëte­jshme, për veprat penale “Heq­ja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëm­time të tjera me dash­je”, kry­er në bashkëpunim.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading