news

Vala e të nxehtit rrit rrezikun e zjarreve në pyje, IGJEO: E marta do të jetë kritike, këto janë 9 qarqet e rrezikuara

Vala e të nxe­htit rrit rrezikun e zjar­reve në pyje, IGJEO: E mar­ta do të jetë kri­tike, këto janë 9 qar­qet e rrezikuara
Insti­tu­ti i Gjeoshken­cave ka par­ala­jmëru­ar rrezik të lartë për zjarre në pyje në pjesën më të mad­he të ven­dit gjatë pas­dites së kësaj të hëne dhe ditës së martë.

Sipas parashikim­it, niveli i rrezikut do të jetë i lartë në qar­qet Lezhë, Dur­rës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndër­sa në qar­qet Shkodër, Kukës dhe Dibër rreziku parashiko­het i moderu­ar.

Insti­tu­ti bën me dije se në disa zona të qar­qeve Shkodër dhe Dibër rreziku do të jetë lokalisht i lartë. Konkretisht, bëhet fjalë për jug­perëndimin e qarkut Shkodër dhe jug­perëndimin e qarkut Dibër.

Sipas Insti­tu­tit të Gjeoshken­cave, sit­u­a­ta pritet të jetë edhe më e rën­d­uar gjatë ditës së martë.

Për sa i për­ket motit, resh­je të dobë­ta priten në qar­qet Shkodër dhe Kukës, të shoqëru­ara me shtrën­ga­ta lokale. Resh­je të dobë­ta parashiko­hen edhe në Dibër dhe Lezhë, ndër­sa në Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër resh­jet do të jenë vetëm lokalisht të dobë­ta. Në pjesën tjetër të ven­dit nuk priten resh­je.

Tem­per­at­u­rat do të mbeten shumë të lar­ta. Të martën ato do të arri­jnë deri në 37°C në bregdet, 40°C në zonat e ulë­ta dhe 33°C në zonat mal­ore.

Era do të fryjë e lehtë deri mesa­tare, ndër­sa për peri­ud­ha të shkur­tra në zonat mal­ore pritet të jetë e fortë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading