news

Italia sekuestron rreth 800 kilogramë kokainë, shumica e paketimeve ishin me flamur të Serbisë

Poli­cia finan­cia­re ital­iane dhe autoritetet doganore kanë sekuestru­ar më shumë se 770 kilo­gramë kokainë në portin Vado Lig­ure, në Itali. Dro­ga ishte fshe­hur në një ngarkesë me banane që kishte mbër­rit­ur nga Ekuadori.

Sipas autoriteteve ital­iane, gjatë kon­trol­lit në një kon­te­jn­er frig­oriferik u gjetën rreth 650 pake­time me lëndë narkotike. Anal­izat e para treguan se bëhej fjalë për kokainë me pastër­ti shumë të lartë.

Në një pjesë të pakove të drogës ishte ven­do­sur fla­muri i Ser­bisë, ndër­sa autoritetet nuk kanë dhënë ende deta­je për per­son­at apo gru­pet që mund të qën­dro­jnë pas këtij trafiku.

Sipas poli­cisë ital­iane, nëse dro­ga do të kishte arrit­ur në tre­gun ile­gal, orga­ni­zatat krim­i­nale do të mund të për­fi­tonin rreth 250 mil­ionë euro.

Opera­cioni kon­sidero­het një nga sekuestrimet më të mëd­ha të viteve të fun­dit në portin Vado Lig­ure.

Autoritetet ital­iane thanë se aksioni ishte rezul­tat i kon­trolleve të shtu­ara ndaj rrugëve tregtare që lid­hin Amerikën e Jugut me Evropën, të cilat po për­doren gjith­n­jë e më shumë edhe për trafik të lëndëve narkotike.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading