news

‘Ka pastruar para’, bashkëshorti i Matajt kallëzon ish-shefen e financës të Postës Shqiptare në Durrës: Rrogën e…

Një kallëz­im i ri penal i shto­het çësht­jes së abuzim­it me fondet e fil­ialit të Postës Shqiptare në Dur­rës.

Siç rapor­ton kor­re­spon­den­t­ja e Top Chan­nel Vali Qyrfyçi mar­r­ja e masës së sig­urisë “arrest në shtëpi” ndaj ish-she­fes së Financës së Postës Dur­rës, Val­bona Duni, duket se ka hapur një tjetër front het­i­mor.

Dy ditë pasi Gjyka­ta ven­dosi masën e sig­urisë ndaj saj, bashkëshorti i ish-drej­tore­shës së Fil­ialit të Postës Dur­rës, Elis­a­be­ta Mataj, e cila ndod­het në masën “arrest në burg”, ka depoz­i­tu­ar një kallëz­im penal në Drej­tor­inë Ven­dore të Poli­cisë Dur­rës, duke ngrit­ur akuza të rën­da ndaj ish-she­fes së Financës Val­bona Duni.

Mataj, Duni dhe P. Dana aku­zo­hen nga prokuro­r­ia, pas kallëzim­it të Postës Shqiptare, për vjed­hje duke shpër­doru­ar detyrën në bashkëpunim.

Në kallëz­imin e bërë dje, më 20 kor­rik, Feta Mataj pre­tendon se bashkëshort­ja e tij është bërë përgjegjëse pa të drejtë për skan­dalin finan­ciar në Postën e Dur­rësit, ndër­sa sipas tij, duhet të het­o­het edhe ndaj Val­bona Dunit.

Në kallëz­imin e tij, Feta Mataj pre­tendon se gjatë ver­i­fikimeve që ka kry­er në mënyrë pri­vate ka kri­juar dyshime se ish-she­f­ja e Financës ka kri­juar një pasuri të kon­siderueshme, të cilën e kon­sideron të pajus­ti­fikuar me të ard­hu­rat e saj, një rrogë mujore 60 mijë lekëshe.

Ai kërkon që të het­o­het buri­mi i kësaj pasurie, si dhe aktiviteti ekonomik i famil­jarëve të saj.

Sipas kallëzim­it, she­f­ja e financës dhe 2 fëmi­jët e saj dispono­jnë autom­jete luk­soze, prod­him i viteve të fun­dit, me vlerë qin­dra mijëra euro, disa aparta­mente në Dur­rës dhe Tiranë, si dhe biz­nese të hapu­ra vitet e fun­dit.

Kallëzue­si pre­tendon se këto biz­nese mund të jenë për­dorur për të jus­ti­fikuar të ard­hu­ra të paligjshme, duke ngrit­ur dyshime për veprën penale të pastrim­it të par­ave.

Ai për­mend gjithash­tu dyshimin se pasuria e famil­jes Duni është shtu­ar ndjeshëm pas vitit 2020, peri­ud­hë që përkon me admin­istrim­in e fondeve të rindër­tim­it pas tërmetit nga Pos­ta, duke pre­tend­uar se këto rrethana duhet të ver­i­fiko­hen nga organet e drejtë­sisë.

Në kallëz­im kërko­het që organet het­i­more të shqyr­to­jnë nëse ka pasur bashkëpunim në admin­istrim­in e fondeve pub­like nga viti 2020 e në vazhdim, ndër­sa kërko­het një het­im i plotë pasuror dhe finan­ciar për Val­bona Dunin dhe famil­jarët e saj.

Feta Mataj shpre­het se bashkëshort­ja e tij, Elis­a­be­ta Mataj, e cila ndod­het në burg pas het­imeve për skan­dalin në Postën e Dur­rësit, i kishte rapor­tur më herët prob­lematikat në sek­torin e financës dhe për shqetësime që, sipas tij, nuk ishin mar­rë në kon­sid­er­atë nga drejtue­sit.

Sipas poli­cisë së Dur­rësit, po puno­het që kallëz­i­mi penal t’i kalo­jë Prokuror­isë, e cila pritet të vlerë­so­jë pre­tendimet dhe të ven­dosë nëse do të regjistro­jë pro­ced­im penal dhe do të nisë ver­i­fikimet për akuzat e ngrit­u­ra.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading