news

Nga nuhatja e dozave të drogës dhe lëndëve plasëse te armët dhe paratë, si stërviten për muaj të tërë qentë e njësisë K9 të Policisë së Shtetit

Qen­të e një­sisë K9 kalo­jnë muaj të tërë stërvit­je­je për të kri­juar një lid­hje të fortë me efek­tivin që i shoqëron dhe për t’u spe­cial­izuar në zbu­lim­in e drogës, armëve, lëndëve plasëse dhe par­ave. Në “Exclu­sive” në “Top Chan­nel”, përmes një pro­ce­si të gjatë social­iz­i­mi dhe tra­jn­i­mi, rrëfe­het se si ata për­gatiten për opera­cione në ter­ren, ku nuhat­ja dhe reag­i­mi i tyre bëhen vendim­tarë në zbu­lim­in e veprim­tarive krim­i­nale.

Secili ka një emër, në kafaz shkruhet edhe data e lind­jes. Secili prej tyre do të ketë vetëm një polic që e shoqëron gjatë detyrës. Qeni do të ketë qaforen me mbishkrim­in “Poli­cia”, kurse efek­tivi uni­for­mën e polic­it. Nëse ata të dy nuk social­i­zo­hen me njëri-tjetrin, ndodh si rasti i arratis­jes së një qeni gjatë tra­jn­imeve, i cili refu­zonte të mer­rte urdhra nga inspek­tori. “Ky lloj qeni nuk kishte një social­iz­im të mirë me instruk­torin. Në fakt, instruk­tori mori katër, sepse baza e suk­sesit është social­iz­i­mi me shoqëruesin. Poli­ci duhet të ketë tem­pera­ment të qetë, mbi baza vull­netare, të mos jetë i detyru­ar, të ketë qën­druesh­mëri, ta ketë mar­rëd­hënien me qenin për të punuar indi­vid­u­al­isht dhe në grup dhe të për­sh­tatet shpe­jt.

Ta ndje­jë veten shoqërue­si udhëhe­qës, por fitim­tar të dalë qeni, të dijë të bëjë lojë me të. Asnjëherë të mos e mar­rë me detyrim”, u shpreh she­fi i tra­jn­imeve Petrit Bushati. “Këtu është parashkol­lor, mund t’i thuash. Unë e kam mar­rë që tre mua­jsh. Është social­iz­i­mi me të, të lid­hem me të. Duke ia ditur emrin, i shkoj te vend­stre­hi­mi dhe i them “Hera”. Ditët e para nuk e kup­ton, por duke i shkuar shpesh “Hera, Hera”, ajo e kup­ton që është Hera. Pas­taj e mësoj me top. Po e mori top­in, bën çdo gjë. Po arri­ta t’ia marr top­in. Tani jam në fazën që unë dua t’i bëj fshe­hje dhe ajo do ta kërko­jë”, tre­gon tra­jneri i poli­cisë Astrit Kovaçi. Përmes këtyre lojërave, “K9” stërvitet të nuhasë dozat e drogës, lëndët plasëse, armët dhe paratë, duke e nxjer­rë nga klasa në ter­ren.

“Sot është hashash, momentet e tjera me kokainë, kan­abis në for­më çokol­late. Këto do t’i fshe­hin te sedil­ja dhe lid­hjen me nuhat­jen e bëjmë me top­in aport. Pas­taj i shkë­pusim, i fusim në mak­inë dhe kur e gjen ne e shpër­ble­jmë. Kjo është teo­ria e kushtëzim­it: e gjen këtë dhe unë të jap këtë. Ata reago­jnë gjith­monë ndaj drogës dhe, kur venë në struk­tu­rat ven­dore, bëjnë vazhdimisht ushtrime”, rrëfen tra­jneri Shaqir Bard­hoshi. “Është e zbrazët, pa fishekë. Është e sig­urt, por s’di ta hap. Qeni që stërvitet për armët është i ndarë nga eksplozivi dhe ne ndjekim prak­tikat e BE-së. Po ju prezan­toj me kole­gun tim. Quhet Ashi, është i moshës dy vjeç, është Sam­bi. Ka katër spe­cialitete narkotike. Ai tre­gon se e gjeti”, tre­gon nënkomis­ari Ilir Bal­la.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading