news

Rindërtimi/ Nisin punimet për 223 apartamente të reja në Kombinat, Koçiu: Projekti u mbajt peng nga çështjet…

Në zonën e Kom­bi­natit ka nisur puna për ndër­timin e 223 aparta­menteve të reja të cilat do t’u shpërn­da­hen famil­jeve për­fituese në kuadër të pro­gramit të rindër­tim­it. Gjatë viz­itës së saj në rrugën “Sha­ban Bard­hoshi”, ku po zhvil­lo­hen punimet pas dako­rdësim­it për prish­jen e një godine, në tru­allin e së cilës do të ndër­to­hen aparta­mentet e reja, zëvendëskryem­i­nistr­ja Albana Koçiu shp­je­goi më shumë mbi vone­sat në lid­hje me këtë pro­ces

“Kemi nisur punën për ndër­timin e aparta­menteve që do t’u shpërn­da­hen banorëve, ndaj të cilëve kemi detyrim­in të garan­to­jmë një banesë pas dëm­timeve që pësuan shtëpitë e tyre.

Kjo ka qenë një kërkesë e her­shme, por pro­ce­si është vonuar për shkak të pro­ce­du­rave të gja­ta gjyqë­sore dhe sig­urimeve të një­pas­njëshme të padive. Bëhet fjalë për dy prona me dy pre­tendues të ndryshëm në këtë zonë, çka e ka bërë të pamundur nis­jen më herët të punimeve.

Laj­mi i mirë është se sot jemi në kushtet për të prishur këtë god­inë dhe, me lir­im­in e sheshit, i hapet rru­ga ndër­tim­it të shpe­jtë”, deklaroi Koçiu.

Sipas saj, deri më tani janë shpërn­darë 664 aparta­mente dhe famil­jet për­fituese kanë hyrë në bane­sat e tyre.

“Në këtë zonë, pas lirim­it të sheshit, do të ndër­to­hen tre pal­late me gjith­sej 223 aparta­mente. Ndërko­hë, në god­inën për­bal­lë do të shpërn­da­hen edhe 75 aparta­mente të tjera, me short gjatë mua­jit shta­tor.

Gjithash­tu, kanë nisur pro­ce­du­rat për dy god­i­na të tjera ‘me çelësa në dorë’, të cilat do të ofro­jnë edhe 100 aparta­mente të tjera”, shtoi ajo.

Para­lel­isht me ndër­timin e bane­save, Bashkia e Tiranës do të ndërhyjë për reha­bil­itimin e infra­struk­turës për­reth, me syn­imin që zona e dedikuar për pro­cesin e rindër­tim­it të zhvil­lo­het si një kom­pleks mod­ern ban­i­mi, në për­puth­je me stan­dard­et e kërkuara” tha Koçiu

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading