news

Stuhi me erëra të forta në Kukës, rrëzohen shtyllat elektrike, disa zona mbeten pa energji elektrike

Qarku i Kukësit këtë pas­dite është përf­shirë nga erëra të for­ta, duke shkak­tu­ar prob­leme sa i për­ket furnizim­it me energji elek­trike. Prob­lematikat më të mëd­ha janë shënuar në Bashk­inë Has.

Sipas OSHEE Kukës, në fshatin Nikoliq dhe Njës­inë Admin­is­tra­tive Fajzë nuk ka energji elek­trike për shkak të rrëzim­it të shtyllave të ten­sion­it të mesëm të trans­me­tim­it të energjisë elek­trike.

Në fshatin Nikoliq, nga erërat e for­ta është rrëzuar një lis, duke rrëzuar lin­jat e trans­me­tim­it të mesëm të energjisë.

Për fat të mirë nuk ka dëm­time në njerëz apo shtëpi ban­i­mi, pasi lisi ndod­het në livad­he, shumë larg bane­save.

Ndërko­hë, ekipet e avarive të OSHEE janë në ter­ren për rreg­ul­lim­in e dëmeve dhe rik­thimin e energjisë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading