news

Avokati i Popullit viziton të burgosurën me foshnjën 7‑muajshe në Pojskë, nis hetimi për procedurën e burgosjes

Avokati i Pop­ul­lit Endri Sha­bani ka viz­itu­ar në bur­gun e Pojskës 34-vjeçaren me ini­ciale D.S., e cila u ven­dos në kushtet e burgim­it në këtë insti­tu­cion 1 ditë më parë.

Ditën e sotme për shkak të moshës së fëmi­jës vetëm 7 mua­jsh, i cili ndod­het me nënën në këtë IEVP, ka bërë që Avokati i Pop­ul­lit të reago­jë për të parë nga afër sit­u­atën.

Sha­bani u shpreh se është çelur një het­im mbi mënyrën se si është zhvil­lu­ar pro­ce­du­ra e bur­gos­jes së shte­tases D.S. në kushtet kur ajo ka 3 fëmi­jë të mitur dhe një vendim gjykate që ka mar­rë for­më të pre­rë pas 49 ditësh, kur duhen vetëm 2 javë çfarë do t’i jepte asaj mundës­inë për të për­fi­tu­ar nga amnis­tia.

Sha­bani shtoi se ka dyshime se mund të jenë bërë shkel­je dhe pasi të për­fun­do­jë het­i­mi do të kërko­het që të mer­ren masa në rast të shkeljeve.Ai shkoi më tej kur tha se ditën e nesërme do të ketë një seancë gjyqë­sore për rastin në fjalë dhe rivlerësimin e dënim­it dhe shtoi se shpre­son zon­ja do të liro­het për­para mes­ditës së nesërme.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading