news

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82?

Gaze­tar­ja Andue­na Lla­bani ka folur në një stu­dio tele­vizive lid­hur me vjed­hjen në Postën e Dur­rësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drej­tore­shën e saj.

Lla­bani thek­son se ish-drej­tore­sha shi­hej si një per­son me prob­leme në menax­himin e detyrës, si dhe nji­hej si frekuentuese e kazi­nove.

Ajo shton se kjo çësht­je mund të mos jetë e kufizuar vetëm te tre per­son­at që ndod­hen nën masa arresti, por tre­gon ele­mente të një skeme më të gjerë orga­ni­za­tive.

“Kjo është një skemë e mirë­filltë më e gjerë, pra që shkon përtej këtyre tre grave. Jam e intere­suar të pyes tek njerëz që kanë një lloj influ­ence në qytetin e Dur­rësit dhe këtë drej­tore­shën e shikonin si njeri me prob­leme në mënyrën se si e ka menax­huar qoftë detyrën e saj në drej­timin e postës, por është e njo­hur për ta që ajo ishte një frekuentuese kazi­nosh.

Kësh­tu që unë kam parë në kar­ri­erën time video të tilla ku hyjnë me mas­ka dhe vjed­hin, por nuk kisha parë drej­tore­shë që vjedh bren­da me sekretaren e vet.

Pra kemi një ndryshim të aktorëve në ngjar­je të tilla dhe sig­ur­isht që, aq më tepër, deklaratat e saj të dhë­na për­para autoriteteve të drejtë­sisë që “mua nuk ma ndalon askush këtë gjë”, tre­gon që pas saj ka njerëz të tjerë që duket se kanë një lloj fuqie dhe një lloj atribu­ti si një grup të struk­tu­ru­ar më shumë sesa veprime indi­vid­uale të të dyjave”.

Në për­fundim gaze­tar­ja tha se Prokuro­r­ia e Dur­rësit po ver­i­fikon nëse ka pasur raste të tjera të ngjashme apo të padeklaru­ara më parë.

“Unë di që është në ver­i­fikim nga ana e Prokuror­isë së Dur­rësit për të parë nëse ka patur raste të tjera të evi­den­tu­ara, ose të padeklaru­ara, ose të pade­non­cuara nga njerëz­it. Por është një gjë që në vite, edhe në pro­fe­sion tjetër, kjo zon­ja e ka bërë”, tha ajo.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading