news

Sherr me leva në Tiranë/ Përplasen fizikisht shoferi i autobusit dhe drejtuesi i një automjeti, ndërhyn Policia

Një kon­flikt i dhun­shëm mes dy drejtuesve të mjeteve ka ndod­hur pranë kryqëzim­it te Min­is­tria e Brend­shme në Tiranë, ku një debat në rrugë ka për­fun­d­uar në për­lesh­je fizike me për­dorim­in e lev­ave.

Sipas infor­ma­cion­eve para­prake, kon­flik­ti ka nisur mes shofer­it të një auto­busi dhe drejtue­sit të një autom­jeti tjetër pas një debati gjatë lëviz­jes në rrugë.

Sit­u­a­ta më pas është për­shkallëzuar, duke çuar në për­dorim­in e sendeve të for­ta.

Të dy per­son­at kanë pësuar dëm­time fizike dhe kanë mar­rë ndih­më mjekë­sore.
Poli­cia ka ndërhyrë në vend­ng­jar­je, ka neu­tral­izuar kon­flik­tin dhe ka arrestu­ar dy drejtue­sit e mjeteve të përf­shirë në për­lesh­je.

Ndërko­hë, grupi het­i­mor vijon punën për zbard­hjen e plotë të rrethanave të ngjar­jes dhe për­cak­timin e përgjegjë­sive ligjore për per­son­at e përf­shirë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading