news

Fatura “Becchetti” mbi xhepat e shqiptarëve, 10.3 milionë euro vetëm për avokatët

Fatu­ra e sher­rit per­son­al mes kryem­nistrit Edi Rama dhe biz­nes­menit ital­ian Francesco Bec­chet­ti nuk ka të mbaru­ar dhe vetëm rën­do­het. Min­is­tria e Finan­cave zbu­loi se vetëm fatu­ra e avokatëve që shteti shqip­tar ka për­dorur në kon­flik­tin me Bec­chet­tin ka arrit­ur në shifrën tron­ditëse 10.26 mil­ionë euro.Sipas doku­men­tave të Finan­cave, deri më tani bux­heti i shtetit ka liku­j­d­uar plot 6 mil­ionë euro për stu­diot avoka­tore që kanë për­faqë­suar Shqipërinë në proçe­set gjyqë­sore të arbi­trazhit për këtë kon­flikt, ndërko­hë që mbeten për t’u paguar edhe 4.2 mil­ionë euro të tjera si detyrime.

Këto janë vetëm paratë që qyte­tarët kanë paguar për avokatët që kanë mbro­j­tur qev­er­inë në kon­flik­tin me Bec­chet­tin dhe nuk përf­shi­jnë dën­imin 110 mil­ionë eurosh, që Gjyka­ta e Arbi­trazhit dha kundër Shqipërisë për këtë çësht­je.

Ndonëse qev­e­ria ka ten­tu­ar disa herë ta anul­lo­jë dën­imin në apele dhe gjyka­ta të tjera përtej arbi­trazhit deri më tani ka dësh­tu­ar gjithmonë.Rasti më i fun­dit ishte mua­jin e kalu­ar në Francë, ku qev­e­ria shqiptare ten­toi të anul­lo­jë dën­imin në Gjykatën e Apelit të Parisit, por Gjyka­ta e hod­hi poshtë kërkesën me argu­mentin se nuk ka fuqi ligjore të rrë­zo­jë një vendim arbi­trazhi.

Ndërko­hë biz­nes­meni ital­ian ka bllokuar prej vitesh të ard­hu­rat që Shqipëria për­fi­ton nga hapësira ajrore. Sipas të dhë­nave nga Alb­con­trol, shoqëria shtetërore që menax­hon hapësirën ajrore të Shqipërisë, deri në fund të vitit 2024, shu­ma e bllokuar e këtyre të ard­hu­rave në Bruk­sel është 13.7 mil­iardë lekë ose rreth 145 mil­ionë euro.Informacionet për këtë çësht­je mbeten kon­fi­den­ciale dhe nuk dihet sak­të nëse Bec­chet­ti i ka kon­fiskuar për­fundimisht këto para. Disa media të hua­ja kanë rapor­tu­ar se përm­barue­sit e biz­nes­menit ital­ian i kanë mar­rë paratë, por qev­e­ria e mohon këtë duke pran­uar vetëm se ato janë të bllokuara në llog­a­ri.

Pavarë­sisht kësaj, qyte­tarët shqip­tarë kanë paguar nga tak­sat e tyre mbi 70 mil­ionë euro për të shpë­tu­ar nga fal­i­men­ti­mi Alb­con­trolin, para të cilat fil­lim­isht u dhanë si hua nga qev­e­ria, por më pas u transeru­an si trans­fer­të kap­i­tale e veçan­të nga fon­di i inves­timeve. /Kapitali.al

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading