news

Jetën ia shpëtoi një shqiptar? Pasagjeri që u thith pjesërisht nga dritarja e avionit rrëfen TMERRIN e përjetuar

Lju­bisa Karovic ka rrë­fy­er për herë të parë për­vo­jën dra­matike që për­je­toi pasi u thith pjesër­isht nga dri­tar­ja e një avioni të “Ryanair” gjatë një flu­turi­mi nga Gre­qia drejt Gjer­man­isë.

61-vjeçari mbi­je­toi falë rrip­it të sig­urim­it dhe ndërhyr­jes së pasag­jerëve, ndër­sa hetimet për shkaqet e inci­den­tit vijo­jnë.

Në një inter­vistë për “The Guardian”, sipër­mar­rësi serb tha se kuj­ti­mi më i fortë që e përnd­jek është zhur­ma e shpërthim­it që para­priu thy­er­jen e dritares së avionit.“Shpërthimi është ajo që mbaj mend. Është zhur­ma para kaosit, zhur­ma që më rik­the­het sa herë mbyll sytë për të fje­tur”, u shpreh ai.

Karovic ndod­hej në vendin 11F pranë dritares, kur kabi­na humbi pre­sion­in dhe ai u tërhoq pjesër­isht jashtë avion­it, i cili flu­tur­onte në rreth 15 mijë këm­bë lartësi me një shpe­jtësi mbi 600 kilo­me­tra në orë. Ai humbi ndjen­jat dhe pësoi lëndime në kokë, qafë, krah dhe gjoks, por arri­ti të mbi­je­to­jë.

“Jam me fat. Ende kam dhim­b­je në kokë dhe qafë, por jam gjal­lë. Ndosh­ta më shpë­toi rripi i sig­urim­it, ndosh­ta ishte fati. Unë besoj në Zot dhe e falën­deroj çdo ditë”, tha ai.Sipas bashkëshort­es së tij, Svet­lana Karovic, pasag­jerët reaguan men­jëherë për ta mba­j­tur në vend, ndër­sa një pasag­jer, që ajo beson se ishte shqip­tar, lua­jti rol vendim­tar duke ndih­muar ta tërhiqnin bren­da dhe duke bllokuar dritaren e dëm­tu­ar me një val­ix­he.

“Një bur­rë, men­doj se ishte shqip­tar, ishte i jashtëza­kon­shëm. Bëri gjithç­ka për ta futur përsëri bren­da. Do t’i jemi gjith­monë mirën­jo­hës”, tha ajo.

Avokati i Karovic­it, Vasilis Tsiaras, pre­tendon se ndih­ma krye­sore u dha nga pasag­jerët dhe jo nga ekuipazhi i kabinës, duke akuzuar stafin se mbeti në gjend­je shoku gjatë inci­den­tit.

Nga ana tjetër, “Ryanair” i ka hed­hur poshtë këto pre­tendime, duke deklaru­ar se ekuipazhi ndo­qi pro­ce­du­rat e sig­urisë gjatë uljes emergjente.

Sipas kom­panisë, pasi avioni zbri­ti në një lartësi të sig­urt, stafi ndih­moi pasag­jerin, e zhven­dosi pranë bashkëshort­es dhe sig­uroi asis­tencë mjekë­sore deri në uljen e avion­it në Selanik.

Karovic, i cili u lirua nga spi­tali pak ditë më parë, thotë se riku­per­i­mi do të jetë i gjatë dhe se mjekët e kanë këshillu­ar të mba­jë mbështetëse për qafën për të pak­tën gjashtë javë. Ai nuk e fsheh se për­je­ti­mi e ka bërë të frikë­so­het nga udhë­timet me avion.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading