news

Koncerti i Kanye West dhe mundësia për Jennifer Lopez në Tiranë, përplasje në komision, Zhupa kërkon shpjegime për fondet, Gonxhja: Refuzuam garancinë 2 milionë euro për Lopez

Nga Julia Vrapi

Kon­certet e artistëve ndërkom­bë­tarë dhe financi­mi i aktiviteteve të mëd­ha kul­tur­ore janë kthy­er në një debat në Kuvend, ku në fokus kanë qenë kos­tot, mbështet­ja shtetërore dhe kriteret e ndërhyr­jes finan­cia­re. Debati u përqen­drua te financi­mi mbi 4 mil­ionë euro për kon­certin e Kanye West në Tiranë, ndër­sa u disku­tua edhe mundësia për një kon­cert të Jen­nifer Lopez dhe kërke­sa për garan­ci finan­cia­re për real­iz­imin e tij. Në disku­timin e aktit nor­ma­tiv “Për financimin e pjesshëm të orga­nizim­it të një aktiviteti kul­tur­or-tur­is­tik me për­masa ndërkom­bëtare”, kryetar­ja e Komi­sion­it për Kul­turën, Tur­izmin dhe Dias­porën Ina Zhu­pa, kërkoi sqarime nga min­istri Blen­di Gonx­h­ja për fondet e ako­r­d­uara për kon­certin e Kanye West në Tiranë.

Zhu­pa kri­tikoi dhënien e 4.3 mil­ionë eurove për kon­certin e Kanye West, duke vënë në pikëpyet­je nevo­jën dhe urgjencën e financim­it të një even­ti pri­vat me fonde pub­like. “Keni dhënë 4.3 mil­ionë euro për një kon­cert pri­vat kur kishit prem­tu­ar që nuk do të jep­nit asnjë lek. Si e kon­cep­toni ju urgjencën e një kon­cer­ti të parashikuar? Urgjencë ishte mos shit­ja e bile­tave? Cila ishte nevo­ja për t’u dhënë këto para? Ku është logji­ka e urgjen­ca e një kon­cer­ti pri­vat? Na sqa­roni, ku janë ato 100 mil­ionë eurot që do të na vinin për tur­izmin? Ju paratë i keni dhënë, supo­zoni sikur par­la­men­ti nuk e mira­ton, çfarë ndodh z. Gonx­he, do ua kthe­jë Kanye West?”, tha Zhu­pa  kryetare e komi­sion­it njëko­hë­sisht dhe deputete e Par­tisë Demokratike. Ndër­sa Blen­di Gonx­h­ja min­istër i Tur­izmit, Kul­turës dhe Sportit u shpreh se admin­is­tra­ta ka vepru­ar sipas aktit nor­ma­tiv pas botim­it në Fle­toren Zyrtare, duke argu­men­tu­ar se financi­mi ishte bërë për të garan­tu­ar real­iz­imin e kon­cer­tit. “Admin­is­tra­ta ka vepru­ar sipas aktit nor­ma­tiv, men­jëherë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare. Pub­liku nuk ka nevo­jë të dijë si funk­sionon mazho­ran­ca dhe Par­tia Social­iste, nëse do të kishte mosm­barë­va­jt­je të kon­cer­tit dhe kon­cer­ti nuk do të ishte real­izuar, atëherë do të hyn­im në pyet­jen tuaj si do t’i mer­rn­im lekët etj”, u shpreh kreu i MTKS-së ndër të tjera.

Ndiki­mi ekonomik dhe tur­is­tik

Gjatë debatit në Komi­sion, min­istri Gonx­h­ja thek­soi gjithash­tu se mbështet­ja për aktivitete të tilla lid­hej me ndikimin ekonomik dhe tur­is­tik që ato sjellin, ndër­sa argu­men­toi se evente të për­masave ndërkom­bëtare mund të kon­tribuo­jnë në pro­movimin e Shqipërisë.

“Të mirat, ndiki­mi dhe për­fitimet direk­te që aktiviteti sjell në komu­nitet, ekono­mi etj, janë një ele­ment shumë i rëndë­sishëm i asaj që i ofro­het ven­dit dhe ven­di në shkëm­bim duhet të shpre­het me mbështet­je, gatish­mëri, sig­uri, etj. Kjo gjë u bë që në fil­lim të këtij viti dhe struk­tu­ra shtetërore ishte në dijeni të kësaj mundësie.

Dhe ne ua shpre­hëm mbështet­jen tonë pro­mo­torëve që pat­jetër do të ishim të intere­suar për një event të këtyre për­masave dhe me këtë artist”, tha kreu i MTKS-së. Min­istri shp­je­goi për­para komi­sion­it par­la­men­tar se rreziku për mosre­al­iz­imin e even­tit të West erd­hi pasi në 2–3 javët e fun­dit, orga­niz­i­mi nuk ishte në gjend­je të garan­tonte një ecuri të qën­drueshme në vetë­fi­nancim.

Gonx­h­ja ndër­sa për­men­di ndikimin e even­tit në tur­izëm tha se rreth 23 mijë viz­itorë të huaj erd­hën në Shqipëri për këtë aktivitet, ndër­sa mbi 35 mijë per­sona jorezi­den­të viz­itu­an Tiranën, duke qën­dru­ar në struk­tu­ra ako­mod­uese dhe duke ndikuar në sek­torin e tur­izmit. Ndër­sa mundësia për një kon­cert të këngëtares Jen­nifer Lopez në Tiranë mbetet për momentin e pezul­lu­ar, për shkak të kërkesës për një garan­ci finan­cia­re në rast protes­tash.

I pyetur nga kryetar­ja e komi­sion­it Ina Zhu­pa nëse do i jepte edhe Jen­nifer Lopez 4,3 mil­ionë euro, min­istri Blen­di Gonx­h­ja tha se është refuzuar për momentin, sepse kërkonte 2 mil­ionë euro garan­ci nëse do të ketë protes­ta. “E kemi refuzuar se nuk ia japim dot garanc­inë, kjo është kos­to e desta­bi­lizim­it të ven­dit.

Për ata që e duan Lopez në Tiranë, ta dinë që nuk e japim dot këtë garan­ci, sepse na është dukur e pamundur për t’ia ofru­ar”, u shpreh min­istri Gonx­h­ja.

Debati në komi­sion një ditë më parë rik­theu në vëmend­je çësht­jen e financim­it pub­lik të aktiviteteve të mëd­ha kul­tur­ore dhe kriteret mbi të cilat mer­ret një vendim i tillë. Ndër­sa mazho­ran­ca e sheh mbështet­jen e këtyre even­teve si një inves­tim me ndikim në tur­izëm dhe ekono­mi, opozi­ta vijon të kërko­jë trans­parencë për për­dorim­in e fondeve pub­like.

Në fokus mbetet edhe mundësia e orga­nizim­it të kon­certeve të tjera ndërkom­bëtare në vend dhe mënyra se si do të tra­j­to­hen kërke­sat finan­cia­re për real­iz­imin e tyre.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading