news

Laert Haxhiu kapet mat me celular në dorë në burgun e Drenovës, i dërgohet SPAK-ut për ekspertizë

Të dënuar­it me burgim të për­jet­shëm Laert Hax­hia, iu gjet sot një tele­fon celu­lar, në qelinë ku ai vuan dën­imin në bur­gun e Dren­ovës. Edhe më parë ka patur episode, që e kanë lid­hur atë me tele­fona të gje­tur në burg, por këtë herë, siç mëson Report Tv, ai u kap ndër­sa e kishte në dorë celu­lar­in.

Ka qenë ora 6 e mëng­je­sit të kësaj të mërkure, kur for­cat opera­cionale të burgjeve, kanë hyrë në qelinë e tij, në kuadër të një kon­trol­li të ushtru­ar pas një vlerësi­mi në bazë rrisku. Tele­foni i është dër­guar SPAK-ut për eksper­tizë.

Laert Hax­hiu është shpal­lur faj­tor dhe dënuar me burgim të për­jet­shëm për “Masakrën e Lush­n­jes”, ngjar­jen e rëndë të ndod­hur në vitin 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Lat­i­fi dhe Jur­gen Hox­ha, ndër­sa u plagosën edhe Bujar Turku dhe Mar­ius Xhep­ex­hiu.

Për të njëjtën çësht­je janë dënuar me burgim të për­jet­shëm edhe Orgest Bil­bili dhe Ante­rio Kaloshi.

Të dënuar­it aku­zo­hen për veprat penale “Vras­je në rrethana cilë­suese të një ose më shumë per­son­ave”, “Kry­er­ja e veprave penale në kuadër të grupit krim­i­nal”, “Mba­jt­ja pa leje dhe prod­hi­mi i armëve, armëve shpërthyese dhe i muni­cionit”, si dhe “Prish­ja e qetë­sisë pub­like”.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading