news

Nafta shkon në 206 lekë/ Rritja e çmimit të karburantit alarmon transportin, kërkohet subvencion nga Qeveria

Në 206 lekë për litër po treg­to­het naf­ta ditët e fun­dit në vendin tonë.

Një çmim sa në peri­ud­hën e krizës të shkak­tu­ar nga ten­sionet në Lind­jen e Mesme.

Pas shfuqizim­it të Bor­dit të Trans­parencës në 19 qer­shor, çmi­mi i naftës arri­ti në 176 lekë për litër. Por inten­si­fiki­mi i ten­sion­eve mes SHBA-së dhe Iran­it ka tron­di­tur sër­ish treg­jet glob­ale, duke bërë që naf­ta të rritet më tej.

Kjo është përk­thy­er edhe në Shqipëri ditët e fun­dit, tek­sa naf­ta arri­ti në 196 lekë më 20 kor­rik dhe në 206 lekë këtë të mërkurë. (grafik)Kjo rrit­je e çmimeve reflek­to­het edhe në bursën Platts të Mes­d­heut, së cilës i refer­o­het edhe Shqipëria. Më 14 kor­rik naf­ta u impor­tua për 1206 dol­larë për ton, ndër­sa më 21 kor­rik u zhdo­gan­ua për 1274 dol­larë për ton.

Në bursë, naf­ta Brent po treg­to­het edhe për 94 dol­larë për fuçi, duke u rrit­ur edhe më shumë.Në një sit­u­atë të tillë, Shoqa­ta e Trans­portit Ndërqyte­tas deklaron se një kërkesë do t’u drej­to­het insti­tu­cion­eve për sub­ven­cionimin e naftës për këto çmime.Ndërsa gjatë peri­ud­hës së krizës, qev­e­ria sub­ven­cionoi shoqëritë e trans­portit qyte­tas dhe ndërqyte­tas me 50 lekë për litër.

Mbetet për t’u parë se si do të vepro­het nëse çmimet e kar­bu­ran­teve rriten më tej.Kjo sit­u­atë e shtren­j­tim­it të çmimeve vijon edhe në rajon. Ser­bia rik­theu masat mbështetëse, ku si fil­lim ven­dosi në fuqi tavanet për çmimet e kar­bu­ran­teve pas rrit­jes së çmimeve deri në 1.87 euro për litër.

Ndër­sa Mali i Zi uli përko­hë­sisht akcizën e kar­bu­ran­teve. Naf­ta po treg­to­het për 1,65 euro për litër, nga 1,81 euro për litër që parashiko­hej të arrinte.

Shqipëria vijon të ketë çmimin e naftës më të lartë në rajon, që sipas oper­a­torëve lid­het me ngarkesën e lartë fiskale, ku gjys­ma e çmim­it është tak­së. Në Shqipëri, ele­men­ti që shton më shumë bar­rën fiskale është tak­sa e qarkul­lim­it prej 27 lekësh për litër.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading