news

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare akademiku Emin Riza, studiuesi i shquar i trashëgimisë kulturore

Akademia e Shken­cave e Shqipërisë ka njof­tu­ar ndar­jen nga jeta të akademik Emin Riza, në moshën 89-vjeçare. Ai ishte një nga studi­ue­sit më të njo­hur shqip­tarë në fushën e trashëgimisë kul­tur­ore dhe arkitek­turës tradicionale.Emin Riza lin­di më 3 kor­rik 1937 në Shkodër. Me një kar­ri­erë të gjatë si studi­ues, ped­a­gog dhe spe­cial­ist në Insti­tutin e Mon­u­menteve të Kul­turës, akad. Riza ka dhënë një kon­tribut të spikatur në doku­men­timin, mbro­jt­jen dhe pro­movimin e trashëgimisë mate­ri­ale shqiptare.

Ndër veprat e tij më të rëndë­sishme janë “Qyteti–Muze i Gjirokas­trës” (1980), një studim themelor mbi trashëgim­inë ndër­ti­more të Gjirokas­trës, bane­sat karak­ter­is­tike dhe vler­at e saj si qytet-muze, si edhe “Bane­sa shqiptare me qoshk” (2018), mono­grafi e botu­ar nga Akademia e Shken­cave, e cila tra­j­ton tipologjinë e bane­save pop­ul­lore shqiptare me qoshk dhe vler­at e tyre arkitek­tonike.

Akademik Riza ishte autor i 16 mono­grafive, pesë prej tyre në bashkau­torësi, si edhe i 134 artiku­jve shken­corë të botu­ar në revista të spe­cial­izuara, ndër to “Stu­dia Alban­i­ca”, “Arkitek­tu­ra pop­ul­lore shqiptare” dhe “Mon­u­mentet”, ku tra­j­toi tipologjitë e bane­save pop­ul­lore, struk­tu­rat ndër­ti­more dhe trashëgim­inë e qyteteve his­torike.

Ai ishte gjithash­tu kry­eredak­tor i revis­tave “Stu­dia Alban­i­ca” dhe “Mon­u­mentet”, duke nxi­tur botimin e studimeve mbi trashëgim­inë kul­tur­ore shqiptare.

Akademik Riza ishte nis­më­tar i Ligjit “Për trashëgim­inë kul­tur­ore” dhe krye­sues i grupit të punës për për­gatit­jen e dos­jeve të Gjirokas­trës dhe Beratit për UNESCO‑n, ç’ka kon­tribuoi në përf­shir­jen e këtyre qyteteve në Listën e Trashëgimisë Botërore.

Për kon­tributin e tij të jashtëza­kon­shëm në rua­jt­jen dhe pro­movimin e trashëgimisë kul­tur­ore, akademik Emin Riza u nderua me tit­ullin “Qyte­tar Nderi” i Gjirokas­trës dhe i Beratit.

Ai ishte gjithash­tu anë­tar i jashtëm i Akademisë së Shken­cave dhe Arteve të Kosovës, një vlerësim i rëndë­sishëm i autoritetit të tij shken­cor në mbarë hapësirën shqiptare.

Akademia e Shken­cave e Shqipërisë dhe Komi­sioni i Përher­shëm i Trashëgimisë Kul­tur­ore i shpre­hin famil­jes, miqve, komu­nitetit akademik dhe bashkëpunë­torëve ndër vite të akademik Emin Rizës ngushël­limet më të sin­qer­ta për këtë hum­b­je të mad­he njerë­zore dhe shken­core.

Homazhet do të mba­hen sot në ambi­en­tet e agjen­cisë funerale Alba 2000, pranë Medresesë. Cer­e­mo­nia e për­c­jell­jes për në banesën e fun­dit do të zhvil­lo­het në orën 16:00, në var­rezat e Tufinës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading