news

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Angli Sabri Sopoti/ 60-vjeçari i dënuar me 24 vite burg për vrasje

Sabri Sopoti, i shpal­lur në kërkim ndërkom­bë­tar për vras­je është arrestu­ar në Angli. Ndaj 60-vjeçar­it është ven­do­sur një dën­im prej 24 vitesh burg për një vras­je të kry­er më 24 dhje­tor 1999.

Ai do të ekstrado­het drejt Shqipërisë.

Njof­ti­mi i poli­cisë

Final­i­zo­het në bashkëpunim me Policinë bri­tanike, një tjetër fazë e opera­cionit ndërkom­bë­tar, të kod­uar “The Want­ed”.

Lokali­zo­het, kapet dhe arresto­het në Angli, një shte­tas i dënuar me 24 vjet burgim, për vras­je me para­mendim.

Si rezul­tat i koor­dinim­it infor­ma­tiv dhe opera­cional ndër­m­jet homologëve të Inter­pol Tiranës dhe Inter­pol Man­ches­ter, në kuadër të opera­cionit të kod­uar “The Ëant­ed”, u kap në Angli, me qël­lim ekstradimin në Shqipëri, shte­tasi i shpal­lur në kërkim ndërkom­bë­tar, Sabri Sopoti, 60 vjeç.

Gjyka­ta e Dibrës, e ka dënuar këtë shte­tas, me 24 vjet burgim, për veprat penale “Vras­ja me para­mendim” dhe “Mba­jt­ja pa leje dhe prod­hi­mi i armëve, armëve shpërthyese dhe i muni­cionit”.

Më datë 24.12.1999, shte­tasi Sabri Sopoti ka vrarë me armë zjar­ri (automatik), shte­tasin B. K.

Inter­pol Tirana vijon bashkëpunimin me Inter­pol Man­ches­ter, me qël­lim ekstradimin e 60-vjeçar­it, në Shqipëri.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading