news

Rrjet prostitucioni në Fier, Prokuroria çon për gjykim brazilianen dhe tutorin e saj

Prokuro­r­ia pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm Fier për­fun­doi hetimet dhe dër­gon në gjyq shte­tasin S.M., i akuzuar për veprën penale ‘Shfry­tëz­im pros­ti­tu­cioni’ parashikuar nga neni 114, para­grafi i parë i Kodit Penal si dhe shte­tasen brazil­iane L.J.D.S. e akuzuar për veprën penale ‘Pros­ti­tu­cioni’ parashikuar nga neni 113, para­grafi i parë i Kodit Penal.

Hetimet mbi pro­ced­imin penal nr.121 të vitit 2026, nisën pas një infor­ma­cioni të për­c­jel­lë nga Ambasa­da e Brazilit në Tiranë, nëpër­m­jet së cilit kërko­hej ndih­më për gjet­jen e një shte­tase­je brazil­iane, me të cilën famil­jarët kishin hum­bur kon­tak­tet prej rreth një mua­ji.

Në vijim të veprimeve het­i­more, Prokuro­r­ia Fier në bashkëpunim me shër­bimet e poli­cisë gjyqë­sore të poli­cisë iden­ti­fikuan per­son­in që kishte pasur kon­tak­tet e fun­dit me të dhe kryen një sërë veprimesh pro­ce­du­rale për sqarim­in e rrethanave të ngjar­jes.

Gjatë het­imeve u admin­istru­an deklarime të per­son­ave të përf­shirë, u kryen këqyr­je të aparat­eve celu­larë, u anal­izuan komu­nikime elek­tron­ike dhe u sig­u­ru­an pro­va të tjera mate­ri­ale, nga të cilat rezul­toi se shte­tas­ja brazil­iane L.J.D.S. kishte hyrë në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë në mua­jin shta­tor 2025 me qël­lim ushtrim­in e pros­ti­tu­cionit, pas kon­tak­teve të kri­juara me per­sona që vepronin përmes plat­for­mave të komu­nikim­it në inter­net.

Në bazë të provave të admin­istru­ara, pas mbër­rit­jes në Shqipëri, e pan­de­hu­ra L.J.D.S. ka ushtru­ar pros­ti­tu­cion në ambi­ente të ndryshme në Tiranë, Golem dhe më pas në Lush­n­jë. I pan­de­huri S.M., pasi kishte kri­juar njo­hje me të pan­de­hurën në fjalë, kishte mar­rë pjesë aktivisht në shfry­tëz­imin e saj për pros­ti­tu­cion, duke i sig­u­ru­ar klien­të kun­drejt pagesës, nego­ci­uar çmimet e shër­bimeve sek­suale dhe duke për­fi­tu­ar nga kjo veprim­tari.

Gjithash­tu, nga komu­nikimet elek­tron­ike të admin­istru­ara rezul­toi se i pan­de­huri S.M. u ofronte per­son­ave të ndryshëm mundës­inë për të kry­er mar­rëd­hënie sek­suale kun­drejt pagesës me shte­tasen brazil­iane, duke për­cak­tu­ar tar­i­fat dhe duke orga­nizuar takimet.

Në vijim të het­imeve, shte­tas­ja brazil­iane u gjet në një ambi­ent ban­i­mi në fshatin Kar­bunarë, Bashkia Lush­n­jë, ku qën­dronte në momentin e ndërhyr­jes së Poli­cisë Gjyqë­sore.

Prokuro­r­ia Fier mbetet e angazhuar në het­imin dhe ndjek­jen penale të veprave që ceno­jnë lir­inë dhe din­jitetin e per­son­it, duke bashkëpunuar me insti­tu­cionet ligjz­bat­uese ven­dase dhe part­nerët e huaj për iden­ti­fikimin dhe mbro­jt­jen e vik­ti­mave të mund­shme të shfry­tëzim­it dhe trafikim­it të qenieve njerë­zore.

Në respekt të parim­it kushtetues të prezu­mim­it të pafa­jë­sisë, thek­so­het se përgjegjësia penale e per­son­ave të akuzuar do të vlerë­so­het për­fundimisht nga gjyka­ta kom­pe­tente.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading