news

Si po e ‘çmend’ SPAK-un Agron Shehaj me vilën 15 milionë euro, dyshimet për pastrim parash dhe mashtrim me deklarimin e pasurisë

Adri­atik Doçi

Deputeti Agron She­haj vijon të shto­jë mjeg­ull­na­jën rreth vilës që bleu për 2.9 mil­ionë euro në vitin 2021, të cilën e shi­ti për 15 mil­ionë euro në vitin 2025, duke ngrit­ur dyshime seri­oze për pastrim parash dhe mashtrim me deklarim­in e pasurisë.

Në deklaratën e pasurisë së vitit 2021, Agron She­haj deklaron bler­jen e vilës 251 m², për 2.9 mil­ionë euro, me burim të ard­hu­ra nga shit­ja e aseteve dhe nga biz­ne­si.

Në deklaratën e pasurisë së vitit 2025, She­haj deklaron shit­jen e të njëjtës vilë për 15 mil­ionë euro. Për të jus­ti­fikuar vlerën, Agron She­haj thotë se Forte dei Mar­mi është një nga zonat më të shtren­j­ta në Itali. She­haj ka shi­tur me 60 mijë euro 1 m². Por, vlera e tregut është deri në 5 mijë euro m2, ndërko­hë që vila rezul­ton larg vijës bregdetare.

Ku hyn SPAK‑u këtu?

Kur u shfaq para shtëpisë së Edi Ramës në Sur­rel, Agron She­haj tha se vila nuk ishte aq sa e kishte deklaru­ar në ILDKPKI 251 m², por rreth 500 m², duke pran­uar kësisoj kon­sum­imin e veprës penale të deklarim­it të rremë të pasurisë.

Dy ditë më parë, Agron Sheahj u shfaq në Forte dei Mar­mi duke treguar vilat e tij. Duke pre­tend­uar se po bën trans­parencë, She­haj thotë se vilën 2.9 mil­ionë euro e ka blerë në 2019, ndërko­hë që në ILDKPKI e deklaron në 2021.

Në 2019, She­haj deklaron se ka blerë një ndërtesë dhe tru­all 2.9 mil­ionë euro, por nuk deklaron sipër­faqen, duke pamundë­suar iden­ti­fikimin nëse bëhej fjalë për të njëjtën pasuri. Po nëse ështē e njëj­ta pse duhet t’a deklaronte sër­isht në 2021?

Për të jus­ti­fikuar vlerën 15 mil­ionë euro, për­pos dyfishim­it të sipër­faqes ndryshe nga sa e ka deklaru­ar në ILKKPKI, She­haj shtoi edhe një ele­ment tjetër, tek­sa tha se kishte inves­tu­ar në vilë 4 mil­ionë euro.

Në deklaratat peri­odike të pasurisë së Agron She­haj nuk rezul­ton i deklaru­ar asnjë shpen­z­im me vlerë 4 mil­ionë euro, për të inves­tu­ar në vilën e pre­tend­uar.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading