news

Reforma Territoriale, Boçi: PS po vepron në mënyrë të njëanshme, do që të shkrijë bashkitë

Bashkëkryetari i refor­mës ter­ri­to­ri­ale, Luçiano Boçi aku­zon PS se po vepron në mënyrë të një­nashme sa i takon refor­mës ter­ri­to­ri­ale.

PD kërkoi shtyr­jen e afatit me 3 muaj, por PS e rrë­zoi kërkesën dhe vijoi me prezan­timin e rapor­tit të har­tu­ar nga ekspertët. Boçi aku­zoi PS se po ten­ton të shkri­jë num­rin e bashkive për të vijuar me pro­jek­tin e shpop­ul­lim­it të ven­dit.

“Jemi në një veprim të njëan­shëm poli­tik, të para­për­gat­i­tur. Unë e kam par­ala­jmëru­ar, që nuk duan të shko­jnë kon­sen­sus, kanë një pro­jekt për të ulur dhe shkrirë bashk­itë, për të vazh­d­uar shpop­ul­lim­in, për të mos i për­faqë­suar njerëz­it në pushtetin ven­dor.

Vetëm për të real­izuar një qël­lim poli­tik. Janë shtyrë dëg­je­sat me 8 kryetarë bashk­ish dhe më pas duhej të vazh­don­im me dëg­je­sat sipas shtyllave, do vazh­do­hej me dëg­je­sa me gru­pet e intere­sit, shoqatat e bashkive, do vazh­do­hej me dëg­je­sat e kërkuara nga vetë komu­nitete.

Nga ne është kërkuar një për­faqë­sues i Kon­gre­sit të Autoritetit Ven­dore të KiE që kanë shpre­hur shqetësimet tyre në raport me refor­mën e 2015. Nuk ka një raport, pre­tendo­het se është bërë nga ekspertët. Ekspertët nuk janë mbled­hur asnjëherë të disku­to­jnë në raport me kriteret dhe parimet që duhet të dalin nga rapor­ti i 2015”, tha Boçi.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading