news

Trafiku i kokainës nga Amerika e Jugut/ Goditet klani Çela në Itali, 100 vite burg për 15 anëtarët e grupit

Gjyka­ta ka dhënë dën­ime që në total arri­jnë në 100 vite burg. Mes tyre, tetë vite burg janë dhënë për Gen­ti Berishën, i cili më 23 qer­shor shkak­toi aksi­dentin rru­gor ku humbi jetën efek­tivi i Poli­cisë Lokale të Milanos, Francesco Imprez­z­abile, në Peskiera Bor­romeo.

Kësh­tu u mbyll më 21 kor­rik pro­ce­si me gjykim të shkur­tu­ar ndaj anë­tarëve të orga­ni­za­tës që mer­rej me trafik ndërkom­bë­tar të kokainës.

Opera­cioni, i kod­uar “Icaro”, u zhvil­lua nga het­ue­sit e Shër­bim­it Qen­dror Oper­a­tiv, SISCO dhe Skuadrës Mobile të Breshias, nën koor­dinimin e Drej­torisë së Qarkut Anti­mafia të Breshias, në bashkëpunim me autoritetin gjyqë­sor shqip­tar, SPAK.

Dënimet

Mes dën­imeve bie në sy edhe ai ndaj dy vëllezërve shqip­tarë nga Elbasani, të kon­sideru­ar në krye të qelizës së orga­ni­za­tës krim­i­nale në Breshia dhe të lid­hur, sipas het­uesve, me klanin Cela. Ata u dënu­an përkatë­sisht me rreth 14 dhe 15 vite burg.

Sipas het­uesve, klani shqip­tar kishte ngrit­ur një “qelizë të Breshias”, e drej­tu­ar nga dy vëllezërit shqip­tarë, tash­më të dënuar, Ger­ar­do dhe Shkelqim Pash­ja. Ata mbështeteshin në trans­portin dhe mag­a­zin­imin e drogës nga Simone Paolis­so (i lin­dur në vitin 1981), Rober­to Got­tar­di (i lin­dur në vitin 1973) dhe Fab­rizio Man­za (i lin­dur në vitin 1988), ndër­sa një tjetër banor i Breshias, Mar­co Moran­di (i lin­dur në vitin 1960), së bashku me emis­arë të tjerë të klan­it, mbante lid­hjet me nivelet më të lar­ta të orga­ni­za­tës.

Nga dro­ga e shi­tur me pakicë në lokalet e zonës së Liqen­it të Gardës, Veronës dhe Breshias, het­ue­sit arritën të rindër­tonin rrugët e trafikut të lëndës narkotike, duke për­dorur sekuestrimet dhe arres­timet, që në duk­je nuk kishin lid­hje me njëra-tjetrën, si ele­mente për të mbështe­tur pistën het­i­more.

Het­i­mi

Në nën­tor të vitit 2021, Paolis­so u ndalua nga Poli­cia Rru­gore e Veronës në autostradë me 250 kilo­gramë kokainë të pastër, ende të papërzi­er. Sipas het­imeve, kjo ishte një nga ngarke­sat e des­tin­uara për qelizën e orga­ni­za­tës në Breshia.

Përmes një aktiviteti të kujdesshëm përgjimesh dhe ndjek­jesh, Poli­cia ital­iane dhe ajo shqiptare rindër­tu­an të gjithë aktivitetin e klan­it. Drejtue­sit e klan­it Cela nga qyteti i Elbasan­it lëviznin në vende të ndryshme të botës, drejt Kolumbisë dhe Ekuadorit për të takuar prod­hue­sit e kokainës në Amerikën e Jugut, por edhe në Emi­ratet e Bashkuara Arabe dhe Dubai.

Ngarke­sat me kokainë të pastër mbër­rinin në portet e Bel­gjikës dhe Holandës, ku orga­ni­za­ta kishte bashkëpunë­torë mes punon­jësve por­tu­alë. Më pas ato ngarko­heshin në kamionë të pajisur posaçër­isht dhe trans­porto­heshin në mag­a­z­i­na të mar­ra me qira në Breshia.

Pasi mbër­rinte në Breshia, dro­ga, e cila në atë fazë kishte një vlerë me shu­micë prej 40 mijë eurosh për kilo­gram, shpërn­da­hej te orga­ni­za­ta më të vogla në qytete të ndryshme të veri­ut të Ital­isë.

“Nuk ishte e lehtë të ndiqn­im lëviz­jet e këtij grupi”, kishte deklaru­ar prokuror­ja Rober­ta Pan­i­co, e cila drej­toi hetimet. “Këta per­sona komu­nikonin mes tyre vetëm përmes tele­fonëve të enkrip­tu­ar.”

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading