news

SPAK mbyll hetimet e dosjes “Metamorfoza” dhe çon në gjyq Ervis Martinajn bashkë me 8 të pandehur të tjerë

Prokuro­r­ia e Posaçme (SPAK) ka për­fun­d­uar hetimet dhe ka dër­guar në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) frak­sion­in e ndarë të dos­jes “Meta­mor­foza”, ku mes nën­të të pan­de­hurve ndod­het edhe Ervis Mar­ti­naj. Gati katër vjet pas zhduk­jes së tij, SPAK kërkon ta çojë për gjykim në mungesë, por ende nuk ka një përgjig­je pub­like për pyet­jen themelore: A është Ervis Mar­ti­naj gjal­lë apo i vdekur? Hetimet janë mbyl­lur nga prokurorët Arben Kra­ja dhe Bledar Mak­su­ti për Ervis Mar­ti­na­jn, Denis Bajrin, Klaodor Haka­jn, Prekë Kodrën, Aleks Ndrekën, Bard­hyl Mavra­jn, Eljon Haton dhe Arsad Bash­lin.

Në pro­ced­im është përf­shirë edhe Nuredin Dumani, bashkëpunë­tor i drejtë­sisë, i cili po gjyko­het para­lel­isht edhe në kuadër të dos­jes “Plumbi i Artë”.

Ndaj të pan­de­hurve janë ngrit­ur akuza për vras­je me para­mendim, grup të struk­tu­ru­ar krim­i­nal, kry­er­je të veprave penale nga orga­ni­za­ta krim­i­nale, sig­urim të kushteve dhe mjeteve për vras­je, si dhe armëm­ba­jt­je pa leje. Dos­ja tash­më i është për­c­jel­lë GJKKO-së, ku pritet të cak­to­het me short gjyq­tari që do të shqyr­to­jë kërkesën e SPAK-ut për kalim­in e çësht­jes në gjykim. Por përtej akuzave, het­imeve dhe pro­ce­du­rave gjyqë­sore, mbetet një kon­tradik­të që drejtësia shqiptare nuk e ka shp­jeguar. Ervis Mar­ti­naj tra­j­to­het njëko­hë­sisht si per­son i zhdukur, si i shumëkërkuar, si i pan­de­hur dhe si sub­jekt ndaj të cilit vijo­jnë pro­ce­set për sekuestrim­in e pasurive.

Askush nuk ka thënë zyr­tar­isht se ku ndod­het. Ervis Mar­ti­naj rezul­ton i zhdukur që prej 9 gushtit 2022. Që nga ajo ditë, Poli­cia e Shtetit dhe organet e drejtë­sisë nuk kanë kon­fir­muar nëse ai është arratisur, është fshe­hur apo është vrarë. Megjithatë, insti­tu­cionet vijo­jnë ta het­o­jnë, ta aku­zo­jnë dhe ta gjyko­jnë në mungesë. Ky është paradok­si më i fortë i dos­jes. Shteti nuk di, ose nuk thotë, nëse Mar­ti­naj jeton, por deklaron se ka pro­va të mjaftueshme për ta dër­guar në gjyq.

Dësh­mia e babit të Mar­tian­jt

Në mars, babai i tij, Mustafa Mar­ti­naj, u paraqit në Gjykatën e Posaçme për të dësh­muar në pro­cesin që lid­het me pasuritë e të bir­it. Në dal­je të gjykatës, ai bëri deklara­ta të for­ta, duke pre­tend­uar se djali i tij ishte vrarë në Dur­rës dhe se insti­tu­cionet nuk kishin vull­net për ta het­u­ar çësht­jen. “Fatin e djalit tim e dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokuror­isë. Djali im është ekzeku­tu­ar në Dur­rës.

Si e di? Jam babai. Për këtë çësht­je kam dhënë shp­jegime para Byrosë Kom­bëtare të Hetim­it, ku jam paraqi­tur me ini­cia­tivën time, dy muaj pas ngjar­jes. Këta nuk duan ta het­o­jnë dhe ia kanë lënë Kurbinit”, deklaroi Mustafa Mar­ti­naj. Ai tha se ishte paraqi­tur vetë para het­uesve, por pre­tendoi se çësht­ja nuk ishte ndjekur me seri­ozitetin e duhur. “Nuk kam për çfarë të intere­so­hem. Nuk kam fuqi as për hak­mar­rje. Kam ard­hur sepse më ka thirrur gjyka­ta.

Jam invalid dhe kam bërë disa ndërhyr­je shën­de­të­sore. Këta mer­ren me vogël­sira dhe nuk mer­ren me gjëra mad­hore”, u shpreh babai i Ervis Martinajt.Edhe në dësh­minë e dhënë në maj në Gjykatën e Posaçme, Mustafa Mar­ti­naj u për­plas me mënyrën se si drejtësia po tra­j­ton çësht­jen. Ai foli gjatë për burim­in e pasurive të famil­jes, aktivitetet pri­vate dhe kred­itë bankare, por në fund e ktheu vëmend­jen te zhduk­ja e të bir­it.

“Famil­ja ime për­bëhet nga unë, bashkëshort­ja, dy vajzat dhe i ndjeri djali që nuk është më. Më vjen turp që vij për lec­ka e për tul­la dhe nuk jam thirrur asnjëherë nga ana juaj.

Kam dhënë deklarime, por nga ana juaj nuk kam mar­rë asnjë sin­jal­iz­im”, deklaroi Mustafa Mar­ti­naj. Fjala e tij përm­bledh thel­bin e kon­tradik­tës. Drejtësia e thër­ret për të pyetur për prona, ndërte­sa, të ard­hu­ra dhe doku­mente, por famil­ja pre­tendon se nuk është pyetur seri­ozisht dhe nuk është infor­muar për fatin e njeri­ut që i ka hum­bur prej vitesh.

His­to­ria e zhduk­jes së Ervis Mar­ti­na­jt nuk nisi vetëm më 9 gusht 2022. Ajo nisi më herët, kur poli­ti­ka shqiptare pra­noi pub­lik­isht se e nji­hte, e mon­i­toronte dhe e kon­sideronte pjesë të botës së krim­it të orga­nizuar.

Gjatë fushatës zgjed­hore të vitit 2021, kryem­i­nistri Edi Rama deklaroi pub­lik­isht se shteti nji­hte per­son­at e përf­shirë në aktivitetin e basteve të paligjshme, lëviz­jet e tyre dhe mad­je tar­gat e autom­jeteve. Mar­ti­naj u për­mend në atë kon­tekst si një fig­urë e njo­hur për struk­tu­rat shtetërore.

Kur ai u zhduk, kjo njo­hje pub­like u shndër­rua në një prob­lem insti­tu­cional. Shteti nuk mund të pre­tendonte se nuk dinte asgjë për një per­son që kishte deklaru­ar se e mbante nën vëzhgim.

Pas zhduk­jes, Rama kërkoi pub­lik­isht nga Poli­cia e Shtetit një përgjig­je të qartë nëse Mar­ti­naj ishte gjal­lë apo i vdekur. Ai deklaroi se pub­liku nuk mund të lihej peng i thashethe­meve dhe u kërkoi drejtuesve të poli­cisë rezul­tate konkrete. Por përgjigj­ja nuk erd­hi kur­rë.

Nga viti 2022 e deri më sot janë ndryshuar drejtues të Poli­cisë së Shtetit, prokurorë dhe drejtues të SPAK-ut. Janë kry­er kon­trolle, janë sekuestru­ar pasuri, janë hapur pro­ced­ime dhe janë dër­guar dos­je në gjykatë.

Megjithatë, asnjë insti­tu­cion nuk ka dalë me një ver­sion për­fundim­tar për atë që ndod­hi me Ervis Mar­ti­na­jn. Poli­cia thotë se nuk mund të flasë pa pro­va. SPAK vijon pro­ce­du­rat penale pa dhënë shp­jegime për zhduk­jen.

Gjyka­ta admin­istron dos­jet për pasuritë dhe akuzat. Ndër­sa famil­ja pre­tendon se insti­tu­cionet e dinë të vërtetën, por nuk duan ta thonë. Kësh­tu, çësht­ja Mar­ti­naj ka hyrë në një fazë absurde juridike dhe insti­tu­cionale.

Një per­son, për të cilin nuk dihet zyr­tar­isht nëse jeton, dër­go­het për gjykim. Pasuritë e tij kërko­het të kon­fisko­hen. Emri i tij përf­shi­het në dos­je të krim­it të orga­nizuar. Por për fatin e tij nuk ka asnjë akt, asnjë kon­kluzion dhe asnjë përgjig­je pub­like. Munge­sa e një përgjig­je­je nuk është më thjesht një bosh­llëk het­i­mor.

Pas kaq vitesh, ajo është një dësh­tim insti­tu­cional. Sepse nëse shteti nuk arrin të për­cak­to­jë fatin e një per­soni që e ka het­u­ar, mon­i­toru­ar dhe akuzuar për vite, atëherë pyet­ja nuk është më vetëm se ku është Ervis Mar­ti­naj. Pyet­ja është se çfarë di shteti, pse nuk e thotë dhe kush e pen­gon të vërtetën të dalë në dritë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading