news

Tritol në shtëpinë e vëllait të Julian Ballës në Shijak, dyshime për kërcënim! I përfshirë në organizatën e Çopjave, ish-presidenti i klubit “Erzeni” ende në kërkim nga SPAK

Një sasi tri­toli ka shpërthy­er në portën e shtëpisë së Altin Balles, vël­lai i Julian Bal­lës në Shi­jak.

Ky i fun­dit është në kërkim prej një viti nga SPAK pasi ndaj tij ka masë sig­urie “arrest me burg” pas opera­cionit të Prokuror­isë që godi­ti orga­ni­za­tën krim­i­nale të Çop­jave e Çela­jve në Elbasan. Nga shpërthi­mi nuk ka pasur të lën­d­uar, por vetëm dëme mate­ri­ale dhe ngjar­ja ka ndod­hur të shtunën, (17 kor­rik).

Dëmet kanë qenë të vogla. Ende nuk ka një autor nga ana e poli­cisë. Sasia e tri­tolit është vënë në derën e shtëpisë së Altin Bal­lës në zonën e Shi­jakut, e cila ndod­het ngji­tur me atë të vël­lait, Fadilit.

Het­ue­sit thonë se ven­dos­ja e lëndës shpërthyese duket më shumë si një mesazh kër­cënues. Julian Bal­la është pronar i resor­tit “Ajman Park”, ku përf­shi­hen hotele, god­i­na shër­bi­mi, restorant dhe ambi­ente tregtare, në Xhaf­zo­taj, Dur­rës, dhe i vilës dykatëshe  “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhër­mi­ut, bashkia Himarë (sipër­faqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afër­sisht 1.000.000 Euro, të cilat janë sekuestru­ar nga SPAK.

Julian Bal­la është edhe ish-pres­i­dent i skuadrës së “Erzen­it”. Në opera­cionin e SPAK në gusht të vitit të shkuar rezul­toi se grupi i Çop­jave ka trafikuar nga Ameri­ka Latine në Evropë 28 ton kokainë në 2 episode të ndryshme, nga të cilat 17 ton u sekuestru­an. Franc Çop­ja bashkëpunonte me Ervis Çelën, i cili bashkë me vël­lain, sig­uronin kokainën nga prod­hue­sit.

Dro­ga mag­a­zi­no­hej dhe bëhej gati për trans­port në Paraguai dhe më pas fshi­hej në pro­duk­te të ndryshme. Kon­te­jn­erët i sill­nin në rrugë detare nga Ameri­ka e Jugut në Bel­gjikë e Gjer­mani nga ku më pas shpërn­da­heshin.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading