news

Trump kërcënon Iranin: Për çdo sulm në Hormuz, SHBA do të shkatërrojë një urë ose termocentral

Pres­i­den­ti i SHBA-së, Don­ald Trump, ka par­ala­jmëru­ar Iran­it, duke deklaru­ar se çdo sulm i ardhshëm iran­ian ndaj ani­jeve në Ngushticën e Hor­muz­it do të paso­het nga godit­je ushtarake amerikane ndaj infra­struk­turës ira­ni­ane.

Në një pos­tim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump shkroi se SHBA do të përgjig­jet duke bom­bar­d­uar objek­ti­va strategjikë në Iran.

“Nga kjo pikë e tut­je, sa herë që Repub­li­ka Islamike e Iran­it qël­lon një ani­je në Ngushticën e Hor­muz­it, qoftë me raketë, dron apo çdo lloj arme tjetër, Shtetet e Bashkuara do të bom­bar­do­jnë dhe shkatër­ro­jnë një urë ose ter­mo­cen­tral, përf­shirë ato pranë ose në krye­qytetin Teheran”, shkru­an Trump.

Më herët, Trump tha gjithash­tu se objek­tivi i ardhshëm ushtarak mund të jetë kom­plek­si i njo­hur si Pick­axe Moun­tain, një objekt nën­tokë­sor për të cilin SHBA dyshon se lid­het me pro­gramin bërthamor iran­ian.

“Ne do ta godasim atë zonë shumë shpe­jt dhe shumë rëndë”, u shpreh Trump.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading