news

Zbardhet dokumenti konfidencial vetëm tri faqe, BE refuzon draftin e qeverisë për Zonat e Mbrojtura: “Bëhuni seriozë”

Shën­im redak­sion­al:

Një doku­ment kon­fi­den­cial prej vetëm tri faqesh, i sig­u­ru­ar nga gaze­tari hulumtues Artan Rama, zbu­lon se për­p­jek­ja e parë e Min­istrisë së Mje­dis­it për të rishikuar ligjin për Zonat e Mbro­j­tu­ra është refuzuar nga Komi­sioni Evropi­an gjatë nego­ci­atave për Kapit­ullin 27.

Përkundër kërke­save të BE-së për shfuqiz­imin e ndryshimeve ligjore që lejo­jnë ndër­timin e resorteve e hoteleve me pesë yje bren­da par­qeve kom­bëtare, drafti i paraqi­tur nga qev­e­ria nuk adreson asnjë nga këto deformime.Përkundrazi, Min­is­tria ka përk­thy­er fjalë për fjalë nenin 6 të Direk­tivës së Habi­tat­eve, duke e keqpër­dorur klau­zolën e “intere­sit pub­lik mad­hor” si një mekanizëm për të jus­ti­fikuar dhe legal­izuar pro­jek­tet kon­tro­verse, siç është resor­ti në Peiza­zhin e Mbro­j­tur Pishë-Poro-Nartë (Zvërnec).

Ky qën­drim rigid dhe arro­gant i kryem­i­nistrit ndaj kërke­save të Bruk­selit ka shkak­tu­ar irritim te ekspertët e KE-së, të cilët i janë drej­tu­ar për­faqë­suesve të qev­erisë me thirrjen e pre­rë: “Të jeni seri­ozë, kor­rek­të dhe të sin­qertë!”, duke urd­hëru­ar har­timin e një drafti të ri.

Gjithash­tu, artikul­li vë në duk­je se nëse qev­e­ria vazh­don me të njëjtën psikozë poli­tike për­bal­lë inte­grim­it evropi­an, edhe shoqëria civile e aktivistët duhet të rishiko­jnë strategjinë e tyre të protes­tave për të pasur një ndikim real në mbro­jt­jen e pasurive pub­like të ven­dit:

……..

Nga Artan Rama

Min­is­tria e Mje­dis­it i ka për­c­jel­lë Komi­sion­it Evropi­an draftin e parë për ndryshimin e ligjit për zonat e mbro­j­tu­ra. Doku­men­ti nuk është pub­lik, por unë mun­da të sig­uroj një kop­je e cila, sido­qoftë, nuk është volu­mi­noze (vetëm tre faqe).

Mate­ri­ali i shumëprit­ur nga të gjithë, edhe nën pre­sion­in e protestuesve në Bule­vard, u prezan­tua pak ditë më parë në tryezën e ngushtë të disku­timeve të Kapit­ul­lit 27, mes palëve nego­ci­a­tore: zyr­tarëve të min­istrisë dhe ekspertëve të Drej­torisë së Përgjithshme të Mje­dis­it të Komi­sion­it Evropi­an.

Kjo është për­p­jek­ja e parë drejt shfuqizim­it të ligjit, ndonëse e vonuar, qëkur shta­torin e shkuar u ven­dos cak­ti­mi i pike­tave mbyl­lëse (Clos­ing Bench­marks) si kusht për anë­tarësim e ven­dit në Bashkimin Evropi­an.

Një zyr­tar i lartë i Min­istrisë së Mje­dis­it më pohoi se adres­i­mi i pike­tave parashiko­het të për­fun­do­jë në dhje­tor dhe kra­has kon­sul­timeve, të hyjë në fuqi bren­da gjashtë­mu­jorit të parë të 2027. Orët e ardhshme pritet që min­is­tria t’i dorë­zo­jë Komi­sion­it planin e veprim­it dhe afatet e shqyr­tim­it të çësht­jeve të për­shkru­ara në udhër­rë­fyesin e gjel­bër.

Por drafti është shqetë­sues. Ndryshimet janë, as më shumë e as më pak, përk­thi­mi fjalë për fjalë i nen­it 6, me fokus para­grafin 3 dhe 4, të Direk­tivës së Habi­tat­eve, duke hed­hur hije dyshi­mi mbi seri­ozitetin dhe vull­netin e qev­erisë në zhvil­lim­in e nego­ci­atave mjedis­ore, ndërko­hë që dy prej kërke­save krye­sore të protes­tave janë anuli­mi i ligjit në fjalë, si dhe anuli­mi i resor­tit bren­da Peiza­zhti të Mbro­j­tur Pishë-Poro-Nartë; një zhgën­jim i hid­hur, jo vetëm për protestue­sit, por edhe për aspi­ratën evropi­ane, e cila për qev­er­inë social­iste ka mar­rë prej kohësh ngjyrat e një man­i­fes­ti­mi elek­toral.

Ndryshe nga sa pritej dhe është denon­cuar deri tani mbi ndryshimet dra­matike ligjore të admin­istrim­it të zon­ave të mbro­j­tu­ra, drafti i propozuar nuk adreson asgjë për ndër­timin e hoteleve me pesë yje dhe të struk­tu­rave ako­mod­uese tur­is­tike bren­da par­qeve kom­bëtare; asgjë për heq­jen e zon­imeve të peiza­zheve, për heq­jen e zon­imeve të mon­u­menteve të natyrës (buffer zone); asgjë për lejimin dhe shtimin e aktiviteteve ekonomike prej Këshillit Kom­bë­tar të Ter­ri­torit dhe Ujit (KKTU), duke shpër­fil­lur, të vet­min udhëzues për lejimin e tyre: plan­et e menax­him­it. Të mos har­ro­jmë se për shkak të këtyre deformimeve lin­di nevo­ja dhe detyri­mi për shfuqiz­imin e tyre dhe shpërtheu protes­ta në vend – më e mad­h­ja qysh nga rënia e komu­nizmit, në 1992.

Në të kundërt, ajo çka drafti par­ala­jmëron është se adop­ti­mi i nen­it 6, mund të për­doret nga autoritetet për të jus­ti­fikuar ndryshimet famëke­qe të ligjit të zon­ave të mbro­j­tu­ra, sesa si një mekanizëm për mbro­jt­jen e tyre.Dhe konkretisht, në nenin 2, pika 5 të draftit, që përkon me nenin 6, pika 4 të Direk­tivës së Habi­tat­eve, thuhet “Nëse, pavarë­sisht për­fundimeve neg­a­tive të vlerësim­it të duhur të ndikimeve… një plan ose një pro­jekt duhet të real­i­zo­het për arsye detyruese të intere­sit pub­lik mad­hor… mer­ren të gjitha masat kom­pen­suese të nevo­jshme për të sig­u­ru­ar rua­jt­jen… e rrjetit të zon­ave të veçan­ta të rua­jt­jes.

Direk­ti­va sug­jeron se anuli­mi a pri­ori i një aktiviteti ekonomik mund të jetë i vështirë dhe se duhet parë konkretisht, rast pas rasti. Por ndje­sia ime është seky inter­pre­tim mund t’i joshë autoritetet. Në kushtet kur ky ndryshim thel­bë­sor i propozuar mbetet i vet­mi, nuk mund të mos shqetë­so­he­mi se resor­ti në Zvërnec, sikurse të tjerë në të ardhmen, mund të mos anu­lo­het.

Rama ka treguar kokë­fortësi në admin­istrim­in e zon­ave të mbro­j­tu­ra, duke hum­bur prej kohësh kon­tak­tin me realitetin. Është plotë­sisht e mund­shme që ai të vijo­jë të jus­ti­fiko­jë ndër­timet e resorteve bren­da zon­ave të mbro­j­tu­ra si interes i lartë pub­lik. Ne e shohim sesi po e bën këtë, çdo ditë e më shumë: në ekran, rrjete, What­sApp; kudo kundër kujt­do.

Qën­dri­mi prej har­bu­ti ndaj çësht­jeve kaq të rëndë­sishme e ka lënë atë dhe admin­is­tratën e tij pa një alter­na­tivë. Duket me shumë një psikozë sesa një për­p­jek­je për vizion (siç ai po për­piqet ta paraqesë).

Por këtë rad­hë, shpër­fill­ja dhe arro­gan­ca e tij është kthy­er edhe nga Komi­sioni Evropi­an. Askush nuk mund të parashiko­jë me sig­uri sa mund të zgjasë. Qën­dri­mi i tij i përher­shëm ndaj për­p­jek­jeve për mbro­jt­jen e burimeve është për­buzës.

Dy vjet më parë, në kulm të troshit­jes pub­like për shkak të ndryshim­it dhun­shëm të ligjit të zon­ave të mbro­j­tu­ra, ai nxi­toi të shfaqej, duke u imponuar me stilin e një mafiozi: ”na respek­toni, nëse doni që t’ju respek­to­jmë…”. Ai nxi­toi të ndërhynte për ta kor­rigjuar drejt­për­drejtë Komi­sioneren Mar­ta Kos, javën e shkuar në Bruk­sel, gjatë një kon­fer­ence të për­bashkët, tek­sa pohoi se fjala ishte për rreg­ul­lime për­puthsh­mërie, jo për shfuqiz­im dis­poz­i­tash.

Deri tani, Komi­sioni ka qenë i palëkun­dur në devizën e tij: “të shfuqi­zo­hen plotë­sisht të gjitha dis­poz­i­tat e papa­jtueshme [me legjis­la­cionin evropi­an]”, por Rama vijon të rua­jë të njëjtën sjell­je. Ajo çka pritet është diç­ka tjetër: si do sil­let Komi­sioni Evropi­an? Në mbled­hjen e së enjtes së shkuar, ekspertët ishin të shqetë­suar, por të kth­jel­lët, kur iu drej­tu­an për­faqë­suesve të qev­erisë me këto fjalë: “Të jeni seri­ozë, kor­rek­të dhe të sin­qertë!”. Drafti u refuzua.

Një i dytë u porosit në ditët në vijim. Me gjasë, nëse qën­dri­mi i autoriteteve do të vijo­jë të udhëhiqet nga fan­tazia e Kryem­i­nistrit, komu­niki­mi mes palëve nego­ci­a­tore do të rën­do­het. Por ndërko­hë, një gjë nuk duhet har­ru­ar. Nëse autoritetet nuk sillen seri­ozisht, gru­pet e intere­sit dhe ekspertët mjedis­orë duhet të jenë seri­oze.

Në rrethana kaq armiqë­sore ndaj zon­ave të mbro­j­tu­ra, kaq kër­cënuese, lë të hed­hin edhe një herë vështrim­in drejt kar­navaleve me postera pink të aktivizmit poli­tik dhe flamin­gove me bukë peshku që zhur­mo­jnë në bule­vardin me asfalt të krye­qytetit, e le të ngrenë një pyet­je: a është kjo rru­ga efek­tive për të ndalu­ar resortin dhe për të mbro­j­tur burimet në zonat e mbro­j­tu­ra?

Artan Rama është gaze­tar dhe pro­du­cent i pavarur që jeton në Tiranë. Ai fitoi çmimin e dytë të BE-së për gaze­tari hulumtuese në vitin 2016 dhe çmimin e tretë në vitin 2022.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading