news

Zjarr në Lazarat/ Erërat e forta rrezikojnë përhapjen e flakëve drejt banesave, shkak dyshohet bashkimi i telave elektrikë

Një zjarr ka rënë pas­diten e sotme në fshatin Lazarat, Bashkia Gjirokastër, duke përf­shirë një sipër­faqe me bar dhe shkurre.

I favorizuar nga era e fortë, zjar­ri rrezikoi të përhapej në drej­tim të bane­save të zonës.

Siç rapor­ton kor­re­spon­den­t­ja e Top Chan­nel Entjo­la Budo, pas njof­tim­it, shër­bi­mi zjar­rfikës mbër­ri­ti men­jëherë në vend­ng­jar­je dhe, falë ndërhyr­jes së shpe­jtë, arri­ti të izolo­jë dhe shua­jë flakët, duke shman­gur përhap­jen e tyre dhe rrezikun për bane­sat nga ver­i­fikimet para­prake dyshohet se shkak i zjar­rit ka qenë bashki­mi i telave elek­trikë si paso­jë e erës së fortë.Si paso­jë u dogj vetëm një sipër­faqe me bar dhe shkurre, ndër­sa nuk u regjistru­an dëme në bane­sa apo dëme të tjera mate­ri­ale.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading