news

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte!

Pas parashikimeve mete­o­rologjike për përf­shir­jen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqën­drueshme atmos­ferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qyte­tarëve dhe viz­itorëve të tre­go­jnë kujdes të shtu­ar.

Sipas njof­tim­it të bashk­isë, ter­ri­tori i Vlorës mund të ndiko­het nga resh­je inten­sive, stuhi lokale dhe erëra të for­ta, të cilat mund të sjellin ndryshime të men­jëher­shme të kushteve atmos­ferike.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të shman­gin lëviz­jet e panevo­jshme, të mos qën­dro­jnë pranë pemëve apo struk­tu­rave të pasig­ur­ta dhe të tre­go­jnë kujdes mak­si­mal në zonat bregdetare, veçanër­isht në plazhe dhe në det.

Gjithash­tu, Bashkia Vlorë ka riku­j­tu­ar qyte­tarët që të mos ndezin zjarre në ambi­ente të hapu­ra, pyje, kul­lota apo pranë bimë­sisë së thatë, pasi tem­per­at­u­rat e lar­ta dhe era favorizo­jnë përhap­jen e shpe­jtë të flakëve.

Qyte­tarëve u kërko­het të njofto­jnë shër­bimet e emergjencës për çdo sit­u­atë që mund të paraqesë rrezik.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading