news

Greva në doganën greke të Mavromatit, bllokohet kalimi i automjeteve për 4 orë në Sarandë

Poli­cia Kufitare e Sarandës njofton qyte­tarët se dogana greke në Pikën e Kalim­it Kufi­tar të Mavro­matit do të zhvil­lo­jë një grevë ditën e hënë, më 27 kor­rik 2026.

Sipas njof­tim­it zyr­tar, gre­va do të nisë në orën 05:00 dhe do të zgjasë deri në 09:00 të mëng­je­sit.

Gjatë kësaj peri­ud­he, nuk do të lejo­het kali­mi i asnjë autom­jeti nëpër pikën kufitare.

Autoritetet bëjnë me dije se vetëm këm­bë­sorët do të lejo­hen të kalo­jnë kufirin, ndër­sa drejtue­sit e mjeteve këshillo­hen të plan­i­fiko­jnë lëviz­jet e tyre duke mar­rë parasysh këtë kufiz­im, për të shman­gur prit­jet dhe vone­sat.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading