
Ka hyrë në ditën e 55 protesta qytetare, teksa pjesëmarrësit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” nga ku do marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Pjesëmarrësit janë grumbulluar në shesh me pankarta dhe flamuj, ndërsa kanë përsëritur thirrjet e tyre politike dhe kërkesat për ndryshim.
Sipas organizatorëve, kërkesa kryesore mbetet e pandryshuar: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i klasës politike, të cilën e konsiderojnë përgjegjëse për situatën në vend.