news

Betonieres nuk i mbajtën frenat? Pista kryesore e hetimit për aksidentin me dy të vdekur dhe një të plagosur në Tiranë

Mos­funk­sion­i­mi i sis­temit të frenim­it apo një kolaps shën­de­të­sor i drejtue­sit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i aksi­den­tit fatal të ndod­hur një ditë më parë në Unazën Lin­dore të krye­qytetit, ku hum­bën jetën 2 punë­torë egjip­tianë të kom­panisë Alba Beton, të cilët ishin duke lëvizur me një kamion, në të cilin ishte instalu­ar një pom­pë për hed­hjen e betonit.

Ske­ma është e njëjtë me aksi­dentin e 2023. Mjeti hyn me shpe­jtësi në rreth. Këtu nuk ka fren­ime. Për­plaset me mjetin e 28-vjeçar­it, me bar­ri­er­at e rrethit dhe për­fun­don në nivelin e poshtëm, ku nga për­plas­ja shoferi humbi jetën, ndër­sa pasag­jeri një orë më vonë në spi­tal.

Vik­ti­mat, Mohamed Lotf, 30 vjeç, dhe Mohamed Ali, 44 vjeç, kishin ard­hur në Shqipëri nga Egjip­ti para rreth një mua­ji, me vizë pune dhe me leje qën­dri­mi 1‑vjeçare. Nga ver­i­fikimet rezul­ton se të dy ishin të pajisur me leje drej­ti­mi, Lotf me paten­të kamioni, ndër­sa Ali si pompist.Do të duhen rezul­tatet e eksper­tizës mjekoligjore të vik­ti­mave, por edhe eksper­ti­mi teknik i mjetit për të zbu­lu­ar se çfarë e ka sjel­lë mosreag­imin e tyre në momentin kur mjeti futet në rreth.

Në pam­jet e kam­er­ave të sig­urisë, që grupi het­i­mor ka sekuestru­ar, shi­het se si kamioni merr para mjetin e 28-vjeçar­it Roland Nuri dhe bar­ri­er­at e rrethit, duke për­fun­d­uar në nivelin e poshtëm, ku fati ka rua­j­tur qyte­tarë të tjerë që kanë qenë duke lëvizur drejt Elbasan­it në kohën e aksi­den­tit.

i plago­suri në këtë aksi­dent, që ka qenë duke udhë­tu­ar me mjetin e tij Audi, ndod­het jashtë rrezikut për jetën. Ai ka mar­rë lëndime të lehta, pavarë­sisht se mjeti i tij u shkatër­rua plotë­sisht.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading