news

Ka përpëlitjen e fundit”/ Berisha pasi PD braktisi Kuvendin: Rama erdhi sot vetëm për të varrosur reformën…

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82?

Kreu i Par­tisë Demokratike aku­zoi mazho­rancën dhe kryem­i­nistrin Edi Rama pak pasi opozi­ta brak­tisi dhe bojko­toi seancën par­la­mentare ku mazho­ran­ca po votonte pa disku­time rendin e ditës, se var­rosën Refor­mën ter­ri­to­ri­ale.

Në një prononcim të shkurtër për gaze­tarët para Par­la­men­tit, ai tha se edhe sot Poli­cia sul­moi egër­sisht protestue­sit paqë­sorë me gaz dhe spraj ariu dhe se revol­ta nuk do të ndalej. Kryedemokrati aku­zoi Ramën se sot erd­hi në Kuvend vetëm për të var­ro­sur refor­mën Ter­ri­to­ri­ale.

“Rama var­rosi një punë seri­oze të mbështe­tur nga komu­nitetet ndërkom­bëtare. Ai do një refor­më jo në interes të qyte­tarëve.

Këto janë për­pël­it­jet e fun­dit të tij, Edi Rama nuk shpë­ton më. Rama erd­hi për të var­ro­sur refor­mën ter­ri­to­ri­ale”, tha ai mes të tjerash.

Më tej shtoi se opoz­itës nuk i mbetet gjë tjetër veç revoltës për bashk­itë.

“Nuk mbetet veç gjë tjetër vetëm revol­ta paqë­sore e bashkive”.

I pyetur për protestën e qyte­tarëve para Par­la­men­tit dhe ten­sionet që pasuan me shoqërime të tyre, ai tha se:

“Protestue­sit u sul­muan egër­sisht me gaz lot­sjel­lës dhe spraj ariu. Pati edhe të lën­d­uar rëndë. Po ndjekim me shqetësim shumë të madh sit­u­atën e tyre”.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading