news

Kuvendi miraton ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, Lamallari: Më shumë meritë, më pak burokraci

Poli­cia e Shtetit do të funk­siono­jë mbi një kuadër të ri ligjor, pasi Kuven­di mira­toi ndryshimet në ligjin për orga­niz­imin dhe funk­sion­imin e insti­tu­cionit. Sipas autoriteteve, refor­ma syn­on të for­co­jë kapacitetet drejtuese, të për­sh­pe­j­to­jë vendim­mar­rjen dhe të mod­ern­i­zo­jë admin­istrim­in e burimeve njerë­zore, pa ndryshuar parimet bazë mbi të cilat është ndër­tu­ar Poli­cia e Shtetit.

Min­istri i Brend­shëm, Besfort Lamal­lari, shp­je­goi se ndryshimet syn­o­jnë kri­jimin e një struk­ture më funk­sion­ale, me një zinx­hir komandi­mi më të qartë dhe më pak pro­ce­du­ra burokratike që, sipas tij, kanë sjel­lë vakan­ca të zgjatu­ra në pozi­cionet drejtuese.Një nga risitë krye­sore të ligjit lid­het me sis­temin e kar­ri­erës. Sipas Lamal­lar­it, rik­the­het lid­h­ja mes gradës dhe funk­sion­it drejtues, me qël­lim që emërimet të bazo­hen te meri­ta dhe ekspe­ri­en­ca pro­fe­sion­ale.

Amendimet parashiko­jnë gjithash­tu për­sh­pe­j­timin e plotësim­it të posteve drejtuese, duke shman­gur vakumet e kri­juara nga pro­ce­du­rat e gja­ta admin­is­tra­tive. Po ash­tu, parashiko­hen rreg­ul­la më të qar­ta për trans­fer­im­in e efek­tivëve dhe një sis­tem disi­plinor më pro­por­cional.

Në një reag­im pas mira­tim­it të ligjit, Lamal­lari u shpreh se për­vo­ja e punon­jësve të Poli­cisë do të tra­j­to­het si një vlerë insti­tu­cionale dhe jo si priv­i­legj.

“Duke pasur parasysh sfi­dat e reja të sig­urisë dhe krim­it transna­cional, Shqipëria ka nevo­jë për një Poli­ci Shteti më të fortë, më pro­fe­sion­ale dhe më afër qyte­tarëve”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Ndërko­hë, gjatë së njëjtës seancë plenare, Kuven­di votoi edhe për zgjed­hjen e kreut të ri të Komi­sion­it të Prokurim­it Pub­lik. Me 78 vota pro, Ismail She­hu u zgjodh në krye të këtij insti­tu­cioni. Në votim pati 5 vota kundër dhe 2 absten­ime, duke i sig­u­ru­ar kan­di­datit shu­micën e nevo­jshme për emërim­in në detyrë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading