news

Reforma në drejtësi/ Shqipëria ndër vendet me më pak gjyqtarë në raport me popullsinë

Pavarë­sisht refor­mës së thel­lë në drejtësi dhe pro­ce­sit shumëv­jeçar të rivlerësim­it të magjis­tratëve, Shqipëria vijon të ketë një nga num­rat më të ulët të gjyq­tarëve në raport me pop­ullsinë në Europë.

Në vitin 2024, ven­di kishte vetëm 9.66 gjyq­tarë pro­fe­sion­istë për çdo 100 mijë banorë, sipas të dhë­nave të Euro­stat, të për­punuara nga Mon­i­tor (për Shqipërinë Euro­stat rapor­ton vetëm të dhë­nat për num­rin e gjyq­tarëve, rapor­ti për 100 mijë banorë është për­l­log­a­r­it­ur nga redak­sia).

Ky niv­el ishte rreth 39% më i ulët se mesa­tar­ja e Bashkim­it Europi­an, prej 15.7 gjyq­tarësh për 100 mijë banorë.

Mes 32 vendeve europi­ane dhe të rajonit për të cilat ka të dhë­na, Shqipëria ren­ditej e nën­ta nga fun­di. Raport më të ulët kishin vetëm Sue­dia, Mal­ta, Polo­nia, Italia, Çekia, Span­ja, Aus­tria dhe Irlan­da.

Në raport me vendet e tjera të Bal­lka­n­it perëndi­mor, Shqipëria ka një difer­encë të madh. Mali i Zi kishte 42.49 gjyq­tarë për 100 mijë banorë, Ser­bia 40.18 dhe Maqe­do­nia e Veri­ut 20.15.

Në raport me pop­ullsinë, Mali i Zi kishte mbi katër herë më shumë gjyq­tarë se Shqipëria, ndër­sa Ser­bia rreth katër herë më shumë. Për Bosnjë-Herce­gov­inën dhe Kosovën nuk fig­uro­jnë të dhë­na në tabelën përkatëse.

Niveli i ulët pasqy­ron tkur­rjen e trupës gjyqë­sore gjatë pro­ce­sit të rivlerësim­it, kur largimet, dorëhe­q­jet dhe shkarkimet nuk u zëvendë­suan me të njëjtin ritëm nga emërimet e reja.

Për paso­jë, një pjesë e gjykatave kanë funk­sionuar me vende vakante, ndër­sa çësht­jet e mbar­tu­ra dhe kohëzg­jat­ja e pro­ce­seve janë kthy­er në një nga prob­lematikat krye­sore të sis­temit.

Të dhë­nat e tjera të Euro­stat treguan se Shqipëria ka 55% të gjyqtareve fem­ra, një nga më të ulë­tat në Europë.

Kroa­cia dhe Mali i Zi krye­so­jnë Europën

Kroa­cia kishte raportin më të lartë në Europë, me 43.32 gjyq­tarë pro­fe­sion­istë për 100 mijë banorë. Pas saj ren­ditej Mali i Zi me 42.49, Ser­bia me 40.18 dhe Sllove­nia me 40.16.
Nivele të lar­ta shënon­in gjithash­tu Luk­sem­bur­gu, me 36.01 gjyq­tarë për 100 mijë banorë, Bull­gar­ia me 35.37 dhe Ruma­nia me 35.31.

Në Gjer­mani rapor­ti arrinte në 26.3, në Gre­qi në 26.06, ndër­sa në Fin­landë dhe Estoni përkatë­sisht në 19.38 dhe 18.11 gjyq­tarë për 100 mijë banorë.

Euro­stat rapor­toi se në të gjithë Bashkimin Europi­an num­ri i gjyq­tarëve në raport me pop­ullsinë është ulur edhe në niv­el europi­an gjatë dekadës së fun­dit. BE kishte mesa­tar­isht 15.7 gjyq­tarë pro­fe­sion­istë për 100 mijë banorë në vitin 2024, nga 17.7 në vitin 2014.

Irlan­da kishte num­rin më të ulët të gjyq­tarëve në raport me pop­ullsinë, me vetëm 3.64 për 100 mijë banorë. Ajo ndiqej nga Aus­tria me 4.32, Span­ja me 6.18, Çekia me 6.72 dhe Italia me 7.86.
Polo­nia regjistronte 8.01 gjyq­tarë për 100 mijë banorë, Mal­ta 8.52 dhe Sue­dia 9.04, të gjitha poshtë nivelit të Shqipërisë.

Megjithatë, kra­hasi­mi i drejt­për­drejtë mes vendeve duhet inter­pre­t­u­ar edhe në raport me orga­niz­imin e ndryshëm të sis­te­meve gjyqë­sore, kom­pe­ten­cat e gjykatave dhe rolin e per­son­elit tjetër juridik.

Euro­stat sqaron gjithash­tu se të dhë­nat për Aus­trinë dhe Çek­inë përf­shi­jnë vetëm gjyq­tarët e autor­izuar për të shqyr­tu­ar çësht­je penale.

Si përku­fi­zo­het gjyq­tari pro­fe­sion­ist

Në tregues përf­shi­hen gjyq­tarët pro­fe­sion­istë me kohë të plotë dhe të pjesshme, të autor­izuar për të shqyr­tu­ar çësht­je civile, penale dhe çësht­je të tjera, përf­shirë ato në gjykatat e apelit.

Ata duhet të jenë të rekru­tu­ar dhe të paguar për ushtrim­in e pro­fe­sion­it të gjyq­tar­it. Në të dhë­na nuk përf­shi­hen gjyq­tarët jopro­fe­sion­istë, anë­tarët laikë të tru­pave gjyqë­sore dhe magjis­tratët që nuk e ushtro­jnë këtë funk­sion si pro­fe­sion. /Monitor

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading