news

Reforma Territoriale, Berisha: Rama ndërpreu punën në mënyrë të njëanshme, ne kemi raportin tonë 400 faqe

Kreu i PD, Sali Berisha tha se ishte Edi Rama ai që urd­hëroi ndër­pre­rjen në mënyrë të njëan­shme të punës së komi­sion­it të refor­mës ter­ri­to­ri­ale. Berisha tha se PS po kërkon të paraqesë një raport që nuk është prezan­tu­ar fare në raport, duke thënë se është në kundër­sh­tim me ligjin. Berisha tha se opozi­ta e ka gati raportin me 400 faqe dhe se duan shtimin e num­rit të bashkive.

“Në një akt tërë­sisht të njëan­shëm, kjo pseudo­mazho­rancë do të lex­o­jë raportin e komi­sion­it të refor­mës ter­ri­to­ri­ale të paparaqi­tur në komi­sion. Ky raport, që kanë sjel­lë social­istët, është një raport që nuk është paraqi­tur në komi­sion. Pra është një raport që paraqitet abso­lutisht kundër ligjit në një kohë kur çdo gjë po ecte sipas një axhende të mirat­u­ar bashkër­isht për kon­sul­tat me qyte­tarët, e me rad­hë, Edi Rama ndryshon men­jëherë qën­drim kur e pa se në mbarë Shqipërinë qyte­tarët po kundër­sh­tonin refor­mën që ai kishte bërë, dhe natyr­isht e kup­toi se edhe pro­jek­tin e tij nuk do ta mira­tonte njeri, ndër­preu në mënyrë të njëan­shme punën e për­bashkët në komi­sion dhe tani do të paraqesë raportin në mënyrë të kundërligjshme.

Ne kemi raportin tonë 400 e sa faqe, por ne kemi qenë seri­ozë në mënyrën tonë dhe nuk kemi bërë pub­like propozimet sepse don­im që të ishte i pran­ishëm për­faqë­sue­si i Kon­gre­sit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, të cilët sig­ur­isht do të ishin bro­ker në vari­antet që do paraqiteshin.

Ky akt bën të pash­presë refor­mat në Shqipëri. Por unë them një gjë, që jo në doku­mentet e fun­dit të BE, por edhe në raportin e KE të tetorit që kaloi, dy janë kushtet. Janë të dy refor­mat, ter­ri­to­ri­ale dhe elek­torale, kushtet që Shqipëria të avan­co­jë në këtë pro­ces

Ne kemi pro­jek­tin tonë i cili ka një numër bashk­ish që var­i­on nga 90 në 110, por shton komu­nat. Ne nuk the­mi të shko­jmë tek mod­eli i për­parshëm, jo, sepse ka ndryshime demografike, të cilat mod­elin e për­parshëm me katërqind e sa komu­na e bëjnë jo shumë real­ist.

Por ne kërko­jmë rik­thimin e komu­nave mbi bazën e kritereve demografike të mund­shme. Ose aty ku kanë qenë dy apo tre komu­na, mund të kri­jo­het një komunë. Pra, ne kemi bërë një punë shumë seri­oze në hartë në për­cak­timin e një­sive të ardhshme. Por kjo nuk u lejua sepse u ndër­pre. Edi Rama nuk dëshi­ronte refor­mën. Do me çdo kusht ta kthe­jë Shqipërinë në çifli­gun e vet”, tha Berisha.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading