news

Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Krujë, zona e mbuluar nga tymi toksik

Vijon zjar­ri në fushën e mbet­jeve në Kru­jë, ndër­sa tymi ka mbu­lu­ar zonën. Flakët nisën që nga mbrëm­ja e së martës, ndër­sa mbe­turi­nat vijo­jnë të dig­jen në thel­lësi. Tymi tok­sik është kthy­er në shqetësim për banorët.

Nuk dihet nëse zjar­ri ka qenë i qël­limshëm apo nga paku­jde­sia. Banorët shpre­hen se tash­më era e tymit ka hyrë bren­da në shtëpitë e tyre.

Zjar­rfikëset e Kru­jës, të ndih­muara nga ajo e Insti­tu­tit, kanë punuar përg­jatë gjithë natës, por vatrat vijo­jnë të jenë aktive.

Ende nuk dihet nëse ka nisur ndërhyr­ja me fadro­ma për ta mbu­lu­ar me dhe pasi është e vet­m­ja mënyrë për ta shuar plotë­sisht.

Banorët kanë shpre­hur shqetësim edhe më parë për fushën e mbet­jeve, por autoritetet nuk kanë mar­rë asnjë masë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading