news

Divorci i shekullit në Korenë e Jugut, kreu i SK Group urdhërohet t’i paguajë ish-bashkëshortes rreth 644 milionë dollarë

Një nga pro­ce­set më të bujshme të divorcit në his­tor­inë e Koresë së Jugut ka mar­rë një kthesë të re, pasi një gjykatë ven­dosi që kryetari i SK Group, Chae Tae-won, duhet t’i pagua­jë ish-bashkëshort­es së tij, Roh So-yong, 944 mil­iardë won (rreth 644 mil­ionë dol­larë) si pjesë e ndar­jes së pasurisë.

Megjithatë, çësht­ja nuk ka për­fun­d­uar ende, pasi vendi­mi nuk është bërë për­fundim­tar dhe mund të jetë objekt i pro­ce­du­rave të mëte­jshme ligjore. Shu­ma e cak­tu­ar është më e ulët se vendi­mi i vitit 2024, kur gjyka­ta kishte urd­hëru­ar Chae të paguante 1.38 tril­ionë won.

Chae Tae-won dhe Roh So-yong, vajza e ish-pres­i­den­tit të Koresë së Jugut Roh Tae-woo, ishin të mar­tu­ar për 35 vjet. Marte­sa e tyre u tron­dit më shumë se një dekadë më parë, pasi biz­nes­meni pra­noi se kishte një fëmi­jë me një grua tjetër, duke çuar për­fundimisht në ndar­jen e çiftit.

Pas vendim­it të fun­dit, avokatët e kreut të SK Group deklaru­an se kli­en­ti i tyre “ndjen keqard­hje të thel­lë që pro­ce­du­rat e divorcit kanë shkak­tu­ar shqetësim tek kaq shumë njerëz” dhe se do të japë një reag­im më të deta­juar pasi të shqyr­to­jë arsyetimin e plotë të gjykatës.

Në qendër të mos­mar­rëvesh­jes ka qenë ndar­ja e pasurisë së për­bashkët. Në vendimin fillestar të vitit 2024, pala e Roh argu­men­toi se ngrit­ja e biz­ne­sit të Chae ishte ndih­muar ndjeshëm nga mbështet­ja finan­cia­re e babait të saj, Roh Tae-woo, i cili drej­toi Korenë e Jugut nga viti 1988 deri në vitin 1993.

Gjyka­ta kishte vlerë­suar se ish-pres­i­den­ti kishte trans­fer­u­ar rreth 30 mil­iardë won nga një fond sekret poli­tik te Chae në vitin 1991, duke e kon­sideru­ar këtë një ele­ment të rëndë­sishëm në kri­jimin e pasurisë së çiftit. Megjithatë, Gjyka­ta e Lartë e rrë­zoi atë vendim, duke argu­men­tu­ar se fondet ishin sig­u­ru­ar në mënyrë të paligjshme dhe nuk mund të përf­shi­heshin në llog­a­r­it­jen e pronës së për­bashkët.

Ndërko­hë, SK Group vijon të jetë një nga kon­glom­er­atet më të fuqishme në Korenë e Jugut. Grupi, i dyti më i madh në vend pas Sam­sung, ka shënuar një rrit­je të jashtëza­kon­shme falë inves­timeve në teknologji dhe intelig­jencë arti­fi­ciale.

Dega e tij e gjys­mëpërçuesve, SK Hynix, është bërë një nga furnizue­sit krye­sorë të çipave të mem­o­ries me per­for­mancë të lartë për pro­ce­sorët e intelig­jencës arti­fi­ciale, duke për­fi­tu­ar nga kërke­sa glob­ale në rrit­je për teknologji të avan­cuar.

Suk­sesi i kom­panisë ka for­cuar edhe poz­itën e Chae Tae-won në botën e biz­ne­sit. Vetëm pak javë më parë, ai mori urime pub­like nga pres­i­den­ti i Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, për kon­tributin e tij në inves­timet strategjike në fushën e intelig­jencës arti­fi­ciale.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading