news

65 mijë minoritarë në Shqipëri”/ PS kërkon që Dropulli, Finiqi dhe Pusteci të mos preken nga Reforma Territoriale

Në Shqipëri jeto­jnë mbi 65 mijë qyte­tarë që janë vetëdeklaru­ar pjesë e paki­cave kom­bëtare, ndër­sa komu­niteti më i madh mbetet ai grek me 23.485 banorë.Këto të dhë­na janë pjesë e rapor­tit për Refor­mën Admin­is­tra­ti­vo-Ter­ri­to­ri­ale 2.0, të har­tu­ar nga Komi­sioni i Posaçëm Par­la­men­tar dhe të paraqi­tur në Kuvend nga deputetët social­istë.

Sipas rapor­tit, nga 2.402.113 banorë të regjistru­ar në vend, 2.186.917 janë deklaru­ar me përkatësi etnike shqiptare. Pas pakicës greke, komu­nitetet më të mëd­ha janë ai egjipt­ian me 12.375 banorë, rom me 9.813, bull­gar me 7.057, bosh­n­jak me 2.963, aru­mun me 2.459, maqe­donas me 2.281, serb me 584 dhe malazez me 511 banorë.Një pjesë e kon­siderueshme e pop­ull­sisë, 134.451 per­sona, nuk kanë të dhë­na të disponueshme për përkatës­inë etnike, ndër­sa 13.507 kanë zgjed­hur të mos përgjig­jen. Rapor­ti thek­son se refor­ma e re admin­is­tra­ti­vo-ter­ri­to­ri­ale nuk duhet të bazo­het vetëm në tregues ekonomikë, finan­cia­rë apo demografikë, por duhet të garan­to­jë edhe mbro­jt­jen e paki­cave kom­bëtare dhe rua­jt­jen e iden­titetit të tyre.

Në doku­ment nën­vi­zo­het se kufi­jtë admin­is­tra­tivë ndiko­jnë drejt­për­drejt në për­faqësimin ven­dor, për­dorim­in e gjuhës, aksesin në shër­bime dhe ushtrim­in e të drej­tave të komu­niteteve minoritare.

Për këtë arsye, çdo ndryshim në hartën ter­ri­to­ri­ale duhet të shoqëro­het me kon­sul­tim të komu­niteteve dhe me një anal­izë të ndikim­it që mund të ketë mbi jetën e tyre.

Social­istët veço­jnë tre bash­ki ku paki­cat kom­bëtare janë të përqen­dru­ara dhe që, sipas rapor­tit, kërko­jnë tra­j­tim të veçan­të: Drop­ullin në qarkun e Gjirokas­trës, Finiqin në qarkun e Vlorës dhe Pustecin në qarkun e Korçës.

Rapor­ti par­ala­jmëron se, edhe nëse në të ardhmen do të propo­zo­het reduk­ti­mi i num­rit të bashkive për shkak të pop­ull­sisë së ulët apo per­for­mancës finan­cia­re, këto njësi ven­dore nuk duhet të anal­i­zo­hen vetëm përmes treguesve ekonomikë.

Ligji shqip­tar parashikon gjithash­tu që, në njësitë ven­dore ku paki­cat kom­bëtare për­bëjnë mbi 20% të pop­ull­sisë, ato mund të kërko­jnë për­dorim­in e gjuhës së tyre në mar­rëd­hëni­et me insti­tu­cionet ven­dore dhe ven­dos­jen e emër­timeve dygjuhëshe për rrugët, njësitë admin­is­tra­tive dhe tregue­sit topografikë.

Doku­men­ti për­mend edhe bash­ki me pro­fil të fortë iden­ti­tar, si Hasi dhe Kon­is­poli, duke kërkuar që çdo vendim­mar­rje për hartën e re ter­ri­to­ri­ale të mos dëm­to­jë kohezion­in social, tra­di­tat his­torike dhe të drej­tat e paki­cave kom­bëtare.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading