news

Zvërneci në “besë” të Ramës/ Për kryeministrin, do të jetë testi i parë për vizionin e ri qeverisës të mandatit të katërt

BESA” nis nga Zvërneci.

Medi­at kanë sig­u­ru­ar deta­je nga doku­men­ti i kryem­i­nistrit Edi Rama për vizion­in e ri qev­erisës të man­datit të katërt.Dhe pikër­isht, reflek­ti­mi nis nga arsye­ja e nis­jes së protestës së bule­vardit, pro­jek­ti i dhen­drit te Pres­i­den­tit te SHBA, Jared Kush­n­er në Zvërnec.Sipas doku­men­tit Besa, Zvërneci do të jetë testi i parë i metodës së re qev­erisëse. Do të fil­lo­jë me një pro­ces të plotë dëgji­mi dhe shp­jegi­mi për pro­jek­tin, për­para se të mer­ret vendimi.Alternativat sipas doku­men­tit për pro­jek­tin e Zvërnecit, janë vazhdi­mi me garan­ci, kor­rigji­mi, kushtëz­i­mi, rikon­cep­ti­mi ose ndal­i­mi, sipas asaj që lejo­jnë ligji, kon­tratat dhe provat.

Për­para nis­jes së kësaj metode për Zvërnecin, mira­to­het një man­dat i posaçëm zba­ti­mi që për­cak­ton: insti­tu­cionin përgjegjës; bazën ligjore; doku­mentet që mund të pub­liko­hen dhe kufizimet e ligjshme të kon­fi­den­cialitetit; pro­ce­durën trans­par­ente për përzg­jed­hjen e ekspertëve; tra­j­timin e kon­flik­tit të intere­sit; dhe mar­rëd­hënien e testit me pro­ce­set admin­is­tra­tive ose kon­trak­tore në zhvillim.Procesi për Zvërnecin do të zgjasë 90 ditë ose 3 muaj. Bren­da këtij afati për­fun­do­jnë dëg­je­sa, hap­ja e doku­menta­cionit të pub­likueshëm, vlerësi­mi para­prak dhe vendi­mi i arsyet­u­ar për hap­at pasues.

Jo vetëm kaq. Gjithë pro­ce­si do të jetë plotë­sisht trans­par­ent, me një njësi dix­hitale pranë kryem­i­nistrisë që do të quhet Flam­ing Mir­ror, ose shqip Pasqyra e Flamin­gove ku do të shfaqet në kohë reale gjithë ky proces.Për këtë pro­ces do të ven­dosen në funk­sion 7 mekaniz­ma.

1.Duke fil­lu­ar me vlerësimin e degjësës. Dëg­jesë e struk­tu­ru­ar në Vlorë dhe jo vetëm, me banorët, peshkatarët, stu­den­tët, shkencë­tarët, sipër­mar­rjet e zonës, gru­pet që protes­tu­an. Jo shfaq­je medi­atike, po tryeza dëgji­more të regjistru­ara për arkivën e Flamin­go Mir­ror dhe me raport të shkru­ar pub­lik mbi çfarë u tha.

2 Dos­ja e Evi­dencës: Vlerësim i pavarur i ndikim­it mjedis­or dhe ekonomik, me stan­darde ndërkom­bëtare dhe eksper­tizë të jashtme të përzg­jed­hur përmes një pro­ce­dure trans­par­ente. Pub­liko­hen kon­tratat, vendim­mar­r­ja dhe doku­mentet vlerë­suese në masën që lejon ligji, duke shp­jeguar çdo kufiz­im. Asnjë vendim i ri i pak­thyeshëm nuk mer­ret për­para shqyr­tim­it të evi­dencës së plotë, përveçse kur një detyrim ligjor ose kon­trak­tor kërkon ndryshe dhe kjo bëhet pub­like.

3 Mem­o­ran­du­mi Shp­jegues: Doku­men­ti i parë i shkurtër i Metodës BESA i kush­to­het kësaj dos­je­je: çfarë po ven­doset, si, nga kush, me çfarë afatesh dhe si mund të ndiqet pub­lik­isht çdo hap.

4 Indek­si i Kujde­sit: Vjosë-Nar­ta regjistro­het si aseti i parë pub­lik me stan­dard kujde­si sipas kësaj metode, me gjend­je të doku­men­tu­ar dhe përgjegjësi insti­tu­cionale të qartë, pavarë­sisht se çfarë ven­doset për pro­jek­tin.

5 Pan­eli i Per­for­mancës: Çdo zotim pub­lik i dhënë për këtë dos­je regjistro­het me afat dhe sta­tus, i duk­shëm për këdo. Fjala e dhënë për Nartë-Vjosën bëhet e kontrollueshme.6.Rishikimi Pas Veprim­it: Anal­izë pa paragjykim dhe pa kërkim rit­u­al faj­torësh e mënyrës si u lex­u­an sin­jalet për­para qer­shorit: çfarë u dëgjua, çfarë jo dhe pse. Pro­ce­si i mësim­it nuk pen­gon përgjegjës­inë admin­is­tra­tive, kon­trak­tore ose ligjore aty ku ajo provo­het.

7 Par­ala­jmëri­mi i Her­shëm: Dos­ja Vjosë-Nar­ta bëhet rast mësi­mor i sis­temit: cilat sin­jale ekzis­tonin, ku u ndër­prenë, dhe çfarë duhet të kapë sis­te­mi herën tjetër, kohë për­para se sa një prob­lem të kthe­het në një shqetësim dhe shqetësi­mi të bëhet bule­vard.

Dhe për të gjitha këto do të shër­be­jë Flam­ing Mir­ror, plat­for­ma dygjuhëshe, ku do të mblid­hen gjithë rezul­tatet e këtyre 7 mekaniz­mave dhe pas 90 ditësh do të dilet me një raport për­fundim­tar për pro­jek­tin e Zvërnecit. Për të ven­do­sur për­fundimisht mbi të ardhmen e atij inves­ti­mi.

Zvërneci do të jetë vetëm testi i parë dhe është veç fil­li­mi, flamin­go mir­ror do të funk­siono­jë për çdo dos­je të mad­he me rëndësi për opin­ion­in pub­lik në Shqipëri.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading