news

“Flamingot” apo mungesa e vizionit, çfarë po e dëmton turizmin në Shqipëri?

Sezoni tur­is­tik në Shqipëri prej vitit 2019 është tan­imë në vëmend­jen e të gjithëve. Çfarë do të ndod­hë? A do të vijo­jë Shqipëria ta rua­jë vendin që fitoi në këto vite apo, pas “zbu­lim­it”, do të vijë zbe­h­ja?

“Rua­jmë num­rat që kemi pasur vjet në këtë kohë. Dy vitet e fun­dit nuk janë boom‑i i të hua­jve që patëm në 2022–2023, por jemi rik­thy­er sër­ish te shqip­tarët që jeto­jnë në dias­porë apo shqip­tarët e Kosovës, ndër­sa shqip­tarët e Shqipërisë vijnë më së shumti në fund­javë.”

Kjo është për­vo­ja e menax­heres Armela M., e cila punon prej një dekade tash­më në një nga resortet më të mëd­ha në Dri­mad­hë.

Sezoni i këtij viti ka nisur me polemi­ka. Në njërën anë kanë qenë tur-oper­a­torët dhe kryem­i­nistri Edi Rama, të cilët kanë ngrit­ur shqetësimin se anulimet e këtij viti janë rrit­ur, duke shig­je­t­u­ar protestën që po zhvil­lo­het në Tiranë prej më shumë se 50 ditësh. Nga ana tjetër, shifrat e der­i­tan­ishme tre­go­jnë se Shqipëria po regjistron hyr­je reko­rd të shte­tasve shqip­tarë dhe të huaj.

Për disa vite, qev­e­ria e ka qua­j­tur arrit­je num­rin e hyr­jeve në kufi, por a është ky suk­sesi i një sezoni?“Kemi një rrit­je mesa­tare prej 7 për qind në peri­ud­hën janar-qer­shor, por shqetë­suese është luhat­ja e rit­mit. Maji shënoi rrit­je 16 për qind, ndër­sa qer­shori vetëm 1.5 për qind. Nga komu­niki­mi me për­faqë­sue­sen që mbu­lon Shqipërinë në Book­ing, më është kon­fir­muar se për Tiranën ka anulime rez­ervimesh në vazhdim deri në gusht”, thotë Zak Top­uzi, kryetar i Shoqatës së Oper­a­torëve Tur­is­tikë.

Sipas tij, prote­s­tat e zgjatu­ra mund të kenë ndikuar në per­cep­ti­min e tur­istëve, ndër­sa shton se edhe kon­flik­ti në Lind­jen e Mesme ka sjel­lë anulime në disa treg­je të orga­nizuara.

Por Migen Qirax­hiu nga Qën­dresa Qytetare, i cili prej 54 ditësh është pjesë e protestës së qua­j­tur “Rev­olu­cioni i Flamin­gove”, e sheh këtë si një ali­bi të Kryem­i­nistrit:

“Qev­e­ria dhe kryem­i­nistri Rama duken shumë të lum­tur dhe po shiko­jnë një mundësi të artë që faturën e një viti që nuk garan­ton reko­rde në tur­izëm t’ia kalo­jnë qyte­tarëve, duke bërë përgjegjës protestue­sit. Pra, pasi edhe vetë kryem­i­nistri vitin e kalu­ar denon­con­te rrit­jen e çmimeve pa rrit­je të cilë­sisë në tur­izëm, duket se mungesës për rreg­ul­lim­in e këtij fenomeni këtë vit ia ka gje­tur faj­torin. Them të mund­shme, sepse edhe në këtë fazë jemi në abuz­im me deklaratat, pasi për të folur për një dëm real duhen të dhë­na konkrete.”

Sipas INSTAT, vetëm gjatë mua­jit maj 2026 në Shqipëri hynë 1.880.161 shte­tas shqip­tarë dhe të huaj, 12.2 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kalu­ar. Ndër­sa pritet të pub­liko­het mua­ji qer­shor, kohë kur edhe ka nisur protes­ta.

Nga ana tjetër, për ish-zv.ministren e Tur­izmit, Ornela Çuçi, hyr­jet nuk duhet të kon­sidero­hen suk­ses, por duhet parë më tej:

“Sot sfi­da është kre­jt tjetër. Jo të kemi sa më shumë tur­istë, por të kemi tur­istë që qën­dro­jnë më gjatë, shpen­zo­jnë më shumë dhe largo­hen me dëshirën për t’u rik­thy­er. Kjo është ajo që e bën tur­izmin një motor të zhvil­lim­it dhe jo thjesht një sta­tis­tikë sezonale.”

Me një vëzhgim të ACQJ në plazhet krye­sore si Shëngji­ni, Tale, Dur­rësi dhe Vlo­ra, Shqipëria vijon të tërhe­që fluks të lartë viz­itorësh.

Të dhë­nat na tre­go­jnë se pjesën më të mad­he e zënë tur­istët rajon­alë.

Vetëm nga Koso­va regjistro­hen rreth 4.6 mil­ionë hyr­je në vit, ndër­sa nga Maqe­do­nia e Veri­ut rreth 750 mijë. Pas tyre ren­ditet dias­po­ra shqiptare që jeton në vendet e Bashkim­it Europi­an, një treg që vazh­don të mbetet vendim­tar për sezonin veror.

Disku­ti­mi që ende vijon prej vitesh është nëse hyr­jet në kufi janë matës i sezonit.Për oper­a­torët e tur­izmit, num­ri i hyr­jeve nuk tre­gon gjith­monë gjend­jen e vërtetë të këtij sek­tori.

Më shumë sesa num­rat apo sta­tis­tikat, matës duhet të jenë të ard­hu­rat, netët e qën­drim­it, mad­je edhe sa për qind e tyre rik­the­hen.

Top­uzi e për­shkru­an tur­izmin si “një bursë digji­tale bes­i­mi”, ku një lajm neg­a­tiv apo një per­cep­tim për pasig­uri mund të ndiko­jë men­jëherë në rez­ervime. Sipas tij, Shqipëria ende nuk e ka kon­solid­uar plotë­sisht pozi­cionin si des­ti­na­cion ndërkom­bë­tar dhe, për këtë arsye, është më e ndjeshme ndaj zhvil­limeve poli­tike apo gjeopoli­tike.

Por për Migen Qirax­hiun, një protestë qytetare është një lajm i mirë dhe jo një lajm neg­a­tiv:

“Deri më tani ato mbeten më shumë një deklaratë poli­tike sesa një për­fundim ekonomik.

Një protestë qytetare, sido­mos kur është paqë­sore, nuk mund të për­doret si ali­bi për prob­lemet struk­tur­ore të sek­torit. Përkun­drazi, një vend demokratik që lejon qyte­tarët të protesto­jnë nuk është domos­dosh­mër­isht më pak tërhe­qës për tur­istët.”

Përtej disku­tim­it mbi prote­s­tat, ky sek­tor duket se vuan nga prob­leme që nuk lid­hen me një sezon të vetëm.

Më e rëndë­sish­m­ja është munge­sa e fuqisë punë­tore të kual­i­fikuar, e cila mbetet një nga shqetësimet krye­sore. Sipas Shoqatës së Oper­a­torëve Tur­is­tikë, sezon­aliteti e bën të vështirë mba­jt­jen e punon­jësve të tra­jnuar gjatë gjithë vitit, ndër­sa biz­ne­set për­ballen çdo verë me mungesë stafi.

Një tjetër prob­lem lid­het me struk­turën e ofer­tës tur­is­tike. Shqipëria ka vetëm rreth 1% të kapaciteteve ako­mod­uese në hotele me katër dhe pesë yje apo resorte, ndër­sa pje­sa dër­rmuese e ako­modim­it real­i­zo­het përmes aparta­menteve me qira ditore. Sipas Top­uz­it, kjo kri­jon një dis­pro­por­cion që kufi­zon mundës­inë për të tërhe­qur tur­istë me fuqi më të lartë shpen­zuese dhe e mban sek­torin të ori­en­tu­ar krye­sisht drejt tur­izmit me kos­to të ulët.

Edhe infra­struk­tu­ra vijon të mbetet një pikë e dobët. Blloki­mi i rrugëve gjatë sezonit, munge­sa e parkimeve, trans­porti pub­lik i kufizuar, rrjetet e ujës­jel­lësit dhe kanal­iz­imeve, apo impiantet e tra­j­tim­it të ujërave të ndo­tu­ra janë prob­leme që, sipas oper­a­torëve, rreziko­jnë të dëm­to­jnë për­vo­jën e vizitorëve.Por, mbi të gjitha, për ish-zv.ministren e Tur­izmit, menax­hi­mi i ter­ri­torit mbetet jetik në këtë indus­tri:

“Një ele­ment që tash­më na u bë më evi­dent se kur­rë është menax­hi­mi i ter­ri­torit. Tur­iz­mi nuk ndër­to­het vetëm me hotele. Ndër­to­het me plazhe të pas­tra, me qytete funk­sion­ale, me trashëgi­mi kul­tur­ore të rua­j­tur, me natyrë të mbro­j­tur dhe me komu­nitete lokale që për­fi­to­jnë nga zhvil­li­mi.”

Një tjetër debat që nuk ndalet është ai i çmimeve. Për vite me rad­hë, Shqipëria është pro­movuar si një des­ti­na­cion më ekonomik se vendet fqin­je. Por kjo difer­encë po ngush­to­het.

Sipas Top­uz­it, rrit­ja e kos­tove të punës, energjisë dhe furniz­imeve, si edhe zhvlerësi­mi i euros ndaj lekut gjatë viteve të fun­dit, kanë rrit­ur kos­tot për tur­istët, veçanër­isht për viz­itorët nga Koso­va. Megjithatë, ai thotë se Shqipëria mbetet ende 15 deri në 45 për qind më e lirë se Gre­qia, 25 deri në 45 për qind më e lirë se Mali i Zi dhe duk­shëm më konkur­ruese se Kroa­cia.

Për eksper­tin e tur­izmit Fer­jolt Ozu­ni, prob­le­mi është te qën­druesh­mëria e mod­elit aktu­al. Sipas tij, vetëm rreth 3 për qind e viz­itorëve rik­the­hen në Shqipëri për herë të dytë. Ky është një sin­jal se ven­di vazh­don të tërhe­që tur­istë të rinj, por ende ka vështirësi t’i kthe­jë ata në viz­itorë besnikë.

Në niv­el ven­dor, bashk­itë po për­piqen të për­bal­lo­jnë fluksin në rrit­je. Bashkia Lezhë thotë se këtë sezon ka ndër­mar­rë masa për menax­himin e trafikut, mon­i­torim­in e çmimeve të she­z­longëve dhe çadrave, rior­ga­niz­imin e sis­temit të pastrim­it pa kosha pub­likë, shtimin e kon­trolleve në ter­ren dhe forcimin e sig­urisë në zonat tur­is­tike. Po ash­tu, janë kufizuar lëviz­jet e mjeteve të rën­da gjatë sezonit dhe janë shtu­ar kam­er­at e mon­i­torim­it në vijën bregdetare të Shëngjinit.Diskutimi i sezonit tur­is­tik këtë vit është përqen­dru­ar te protes­ta, e cila vijon, por duket qartë se prob­lemet lid­hen më shumë me mungesën e qartë­sisë se çfarë mod­eli duhet të ndjekë ven­di në këtë sek­tor. Episo­di i vitit të kalu­ar, kur në pikun e sezonit në një nga zonat më të viz­itu­ara, siç është Thethi, qev­e­ria nisi një aksion për prish­jen e objek­teve pa leje, apo episode të ngjashme të përsërit­u­ra në Himarë e Vlorë këtë vit, si edhe ele­men­të të tjerë, si zgjat­ja e pafundme e punimeve në akset nyje që lid­hen me zonat tur­is­tike, duket se kanë efekt neg­a­tiv në sek­torin e tur­izmit më shumë sesa protes­ta, e cila vijon të jetë e përqen­dru­ar në qendër të krye­qytetit edhe sot, pas 50 ditësh, pa asnjë inci­dent apo episod prob­lematik.

Zhvil­li­mi i tur­izmit nuk mund dhe nuk duhet të jetë spo­radik apo episodik. Për të qenë afat­g­jatë dhe i suk­sesshëm, ai duhet të bazo­het në strategji të qar­ta që përko­jnë me nevo­jat dhe poten­cialin e ven­dit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading