news

“Mos i hy në gjynah djalit tim”, gruaja me djalin autik që u qëllua me spraj përgënjeshtron Ramën: “Nuk isha në protestë”

Gru­a­ja e cila një ditë më parë u sul­mua nga poli­cia me ujë me piper, tek­sa kalonte pranë Par­la­men­tit me të birin me spek­trin autik, i është përgjigjur deklaratës së kryem­i­nistrit Edi Rama, i cili sot tha se ajo është për­dorur nga ata protestues që kreu i qev­erisë i cilë­son si “sor­ra e kor­ba”.

Në një video të pub­likuar nga gaze­tari Osman Stafa, ajo thotë se nuk ishte te Par­la­men­ti si pjesë e protestës, por po kalonte aty rastë­sisht, tek­sa kthe­hej nga ter­apia e të birit.Ajo i është drej­tu­ar kryem­i­nistrit duke i thënë: “Mos i hy në gjy­nah çunit”, ndër­sa i kërkon të bal­lafaqo­het me të për pre­tendimet e ngritura.“Unë nuk isha fare në protestë, po vija nga Kamza. Çova çunin në ter­api dhe rru­ga ishte bllokuar. Duke ard­hur nga Par­la­men­ti, më hod­hën piper në sy. Rastë­sisht kalo­va. Të vijë të për­bal­let me mua kryem­i­nistri, ja them në sur­rat. Të vijnë edhe policët.Te Par­la­men­ti ishin zënë rrugët. Kur kalo­va në mëng­jes ishte hapur, kur u kthe­va ishte bllokuar. Na hod­hën piper në sy. A i hid­het djalit piper në sy? Jo, kryem­i­nistër, jo. Mos i hy në gjy­nah çunit. Do të të gje­jë bela­ja e çunit tim. Të bal­lafaqo­het me mua Edi Rama”, shpre­het ajo.Ndër të tjera, gaze­tari ka treguar edhe kushtet e vështi­ra në të cilat gru­a­ja me të birin jeto­jnë. Siç ka treguar vetë ajo, që prej ditës së djeshme njësia bashki­ake e ka trans­fer­u­ar në një banesë sociale, ku, siç shi­het edhe nga pam­jet, kushtet janë të vështi­ra.

“Më sol­lën mbrëmë këtu. Te shtëpia tjetër nuk kisha dri­ta, këtu nuk kishte ujë, por ma sol­lën sot”, ka thënë ajo.Në fund, nëna e djalit 19-vjeçar kishte edhe një apel për kryem­i­nistrin, të cilit i kërkoi të mos ia për­dorë të birin në fjalët që thotë.

“I ka hyrë në gjy­nah djalit tim. I them të mos për­dorë çunin tim me ato fjalë që për­dor. Nuk kam qenë në protestë dje. Atje te Kryem­i­nis­tria kam dalë për hal­let e mia, për çunin tim”, për­fun­doi ajo.

REAGIMI I EDI RAMËS

Kryem­i­nistri Edi Rama, në mbled­hjen e qev­erisë dhe Grupit të PS-së, komen­toi edhe sul­min ndaj nënës dhe djalit të saj me spek­tër autik, të cilët u prekën nga gazi lot­sjel­lës gjatë protestës pranë Par­la­men­tit, duke u shpre­hur se nënë e bir u për­dorën poli­tik­isht nga ata që i cilë­son si “sor­rat dhe kor­bat” e bule­vardit.

Rama ai drej­toi gishtin protestuesve dhe jo Poli­cisë që hod­hi gazin lot­sjel­lës, duke thënë se e për­dorën gru­an me “dorën e tyre të sol­i­daritetit hipokrit”. Sipas Ramës, ata “abuzuan” me dhim­b­jen e gruas dhe fëmi­jës së saj me “të njëjtin man­u­al që për­dorin ter­ror­istët kur abu­zo­jnë gratë e fëmijët”.“Dje atë nënën me fëmi­jën me spek­tër autik, të cilën kor­bat e kishin mar­rë me vete te par­la­men­ti për ta kthy­er në vik­timën e poli­cisë që ishte aty për të mbro­j­tur deputetët nga të verbrit e dhun­shëm të Shqipërisë. Ne sapo i kemi dyfishuar mbështet­jen për fëmi­jët autikë, kemi rrit­ur mbështet­jen e dhe për nënat e tyre. Ky është fak­ti ynë i thjeshtë, ndër­sa për­je­ti­mi i asaj nëne është kre­jt tjetër. Ajo mund të mos jetë fare e infor­muar, ose edhe mund të jetë për dyfishimin e mbështet­jes për djalin, por ajo nuk e ka ndjerë kur­rë empat­inë tonë, në atë fundin e atij hen­dekut, mes fak­tit tonë dhe për­je­tim­it tonë dhe për­je­tim­it të vet­misë së saj dësh­përuese.

Aty në fund të hen­dekut e futën sor­rat dhe kor­bat dorën e sol­i­daritetit të tyre hipokrit për ta mar­rë me vete te par­la­men­ti dhe për të abuzuar me atë nënë me fëmi­jën autik, të njëjtin man­u­al që për­dorin ter­ror­istët kur abu­zo­jnë gratë e fëmi­jët duke i për­dorur si mburo­jë tek­sa sul­monin me mas­ka policinë e shtetit. Më pas e vunë dhe për­para kamerës. E përd­hunuan dhe e nxor­rën ne mex­he­lis për t’i qarë hallin dhe i kthyen lotët e saj në breshër përmes algo­rit­mit.

Pas­taj e lanë në fatin e saj dhe u nisën për tek mikro­foni në bule­vard një­soj si ata skuthat e zinj që i kemi parë në për­dorim­in e këtij man­u­ali, që çojnë të tjerët mish për top dhe më pas kërko­jnë sol­i­daritet për të shkretët njerëz duke mba­j­tur fjal­ime dhe kërkuar që zoti të dëno­jë ter­ror­istët në pushtet, në emër të vik­ti­mave të shtetit policor.”, tha ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading