news

Prej tre ditësh nën flakë, zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë vijon të jetë jashtë kontrollit

Një vatër zjar­ri vijon të mbetet aktive prej tre ditësh në Parkun Kom­bë­tar të Llog­a­rasë, ndër­sa autoritetet po për­ballen me vështirësi për shuar­jen e plotë të flakëve.

Vatra ndod­het poshtë ante­nave, në një zonë pyjore, dhe riak­tivi­zo­het vazhdimisht, pavarë­sisht ndërhyr­jeve në ter­ren.

Për për­bal­lim­in e sit­u­atës, gjatë kësaj të premte­je në zonë kanë mbër­rit­ur rreth 20 efek­tivë të For­cave të Armato­sura, të cilët janë angazhuar krah punon­jësve të Admin­is­tratës së Zon­ave të Mbro­j­tu­ra (ADZM) dhe shër­bim­it zjar­rfikës në për­p­jek­jet për neu­tral­iz­imin e vatrës.

Sipas zjar­rfikësve, penge­sa krye­sore mbetet shtre­sa e humusit nën tokë, e cila vazh­don të dig­jet dhe bën që zjar­ri të riak­tivi­zo­het, edhe kur në sipër­faqe flakët duken të shuar.

Autoritetet e kon­sidero­jnë sit­u­atën shqetë­suese, pasi vatra mbetet e paparashikueshme dhe rrezikon të përhapet në sipër­faqe të tjera të Parkut Kom­bë­tar të Llog­a­rasë, nëse nuk vihet plotë­sisht nën kon­troll.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading