news

Rrufeja godet një tufë bagëtish në Pogradec, ngordhin 10 dele e dhi dhe plagosen 17 të tjera

Një tufë bagëtish është godi­tur nga rrufe­ja mes­ditën e kësaj të premte­je në fshatin Der­dush, njësia admin­is­tra­tive Dard­has, në Bashk­inë e Pogradecit. Si paso­jë, rreth 10 krerë bagëti të imta kanë ngord­hur, ndër­sa 17 të tjera kanë mbe­tur të plago­sura.

Sipas të dhë­nave para­prake, tufa për­bëhej nga rreth 190 dele dhe dhi, në pronësi të shte­tases Tat­jana Biçoku.

Bagëtitë ishin në shtegtim nga zona e Pirgut drejt kul­lotave mal­ore, kur u goditën nga rrufe­ja.

Men­jëherë pas ngjar­jes, në zonë janë nisur shër­bimet vet­erinare për të vlerë­suar gjend­jen e bagë­tive të mbi­je­t­u­ara dhe për të mar­rë masat e nevo­jshme.

Për shkak të mungesës së sin­jalit tele­fonik në zonën mal­ore, komu­niki­mi me bar­in­jtë dhe pronaren e tufës ka qenë i vështirë, çka ka pen­guar mar­rjen e një infor­ma­cioni të plotë në kohë reale.

Autoritetet pritet të dalin me një bilanc për­fundim­tar pas për­fundim­it të ver­i­fikimeve në ter­ren.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading