news

Dalin pamje nga sherri i mbrëmshëm në Tiranë

JOQ Alba­nia ka sig­u­ru­ar pam­je të reja nga kon­flik­ti i rapor­tu­ar mbrëm­jen e djeshme në rrugën “Jor­dan Mis­ja” në Tiranë, ku, sipas dësh­mive të mbër­rit­u­ra në redaksinë e JOQ Alba­nia, dy grupe per­sonash u përf­sh­inë në një për­plas­je të dhun­shme pranë lokalit “Don”.

Video­ja tre­gon pran­inë e disa autom­jeteve të Poli­cisë së Shtetit në vend­ng­jar­je, ndër­sa në një moment shi­het një efek­tiv që ndjek me vrap një per­son.

Nga pam­jet duket se ai arrin të largo­het, ndër­sa pak çaste më vonë një per­son tjetër shoqëro­het nga policët dhe futet në një autom­jet të poli­cisë.

Sipas dësh­mive të qyte­tarëve, kon­flik­ti nisi pas një debati për parkimin e një autom­jeti dhe më pas u për­shkallëzua në një sherr mes dy gru­peve. Dësh­mi­tarët pre­tendo­jnë se në për­plas­je u përf­sh­inë mbi 30 per­sona dhe se janë për­dorur shkopinj, leva hekuri, thi­ka e sende të tjera të for­ta.

Ata kanë deklaru­ar gjithash­tu se kanë dëgjuar të shtë­na me armë zjar­ri dhe se janë dëm­tu­ar disa autom­jete, si edhe ambi­en­tet e lokalit pranë të cilit nisi konflikti.Megjithatë, këto pre­tendime nuk mund të ver­i­fiko­hen në mënyrë të pavarur nga pam­jet e sig­u­ru­ara nga JOQ Alba­nia.

Pavarë­sisht se nga video­ja duket ndërhyr­ja e poli­cisë dhe shoqëri­mi i të pak­tën një per­soni, deri në këto momente Poli­cia e Shtetit nuk ka pub­likuar asnjë njof­tim zyr­tar lid­hur me ngjar­jen, nuk ka bërë të ditur shkakun e kon­flik­tit dhe as nëse ka per­sona të arrestu­ar apo të pro­ce­d­uar.

JOQ Alba­nia do ta përditë­so­jë lajmin sapo autoritetet të reago­jnë zyr­tar­isht ose të pub­liko­hen deta­je të tjera mbi këtë inci­dent.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading