news

Dhuna në protestën te Kuvendi, nesër masa për 2 protestuesit! Njëri siguroi kapsollat, tjetri plagosi një polic

Në Gjykatën e Tiranës nesër mba­het masa e sig­urisë për Artemisa Isla­ma­jn dhe Ori­on Peçin, të dy të arrestu­ar lid­hur me dhunën në protestën e së enjtes para par­la­men­tit.

Për të dy blutë kanë admin­istru­ar pro­va që i përf­shi­jnë jo vetëm në akte dhune, por edhe furniz­im me mjete piroteknike për hed­hjen e tyre drejt efek­tivëve të poli­cisë.

Më konkretisht, Artemisa Isla­maj, sipas burimeve sillte kap­sol­lat për protestue­sit e tjerë, ndër­sa Ori­on Peçi është autor i dyshuar i dëm­tim­it të efek­tiv­it të Shqipon­jave me kap­sol­lë, të cilën fil­lim­isht e futi në një shishe plas­tike dhe e hod­hi drejt polic­it.

Përveç tyre, nëpër komis­ari­atet e Tiranës u shoqëru­an për t’u mar­rë në pyet­je edhe 30 protestues të tjerë, një pjesë e të cilëve do të het­o­hen në gjend­je të lirë.

Mes tyre ishin Dri­tan Gox­haj, i ndalu­ar më herët në një prej 2 protes­tave para Kuven­dit, dhe Edi­son Lika, ndër më aktivët në protestën e ash­tuqua­j­tur “Rev­olu­cioni Flamin­go”, por u lanë të lirë bren­da pak orësh.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading