
Avokati Idajet Beqiri tha se ish-drejtori i antikorrupsionit, OerdBylykbashi, ka kërcënuar gjeneralin Vladimir Qirjazi për kalimin e pronësisë së kompleksit “Partizani”. Deklarata e tij erdhi pas dëshmisë së ish-presidentit Bamir Topi, këtë javë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në kuadër të dosjes “Partizani”.
Beqiri tha se dëshmia e Topit ka vlerë për procesin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas tij, Topi ka dëshmuar për dy procese atë të 21 janarit dhe dosjen “Partizani” dhe dëshmia “plotëson provat e tjera” në çështje.
“Sinjalin e vetëm që pata ishte gjeneral Qirjazi, që i tha do bëhet korrupsion,” tha Beqiri, duke shtuar se gjenerali kundërshtoi dhe pranoi të largohej nga detyra. Sipas avokatit, Bylykbashi “duhet të ishte i pandehur” në këtë proces.Duke iu referuar aferës së kalimit të pronësisë, Beqiri tha: “Ai ka firmosur në atë kohë. Tani që po e bën realitet Edi Rama, është e keqe. Kjo tregon për karakterin e dikujt që na ka qeverisur kaq keq.”
Çfarë thotë Idajet Beqiri për dëshmitë e Bamir Topit në SPAK?
“Dëshmia e Bamir Topit për dy procese të paktën që janë tepër të rëndësishme e të mëdha, në radhë të parë ajo për ngjarjet e 21 janarit, por edhe për kompleksin “Partizani”, pra për aferën korruptive të familjes së Sali Berishës dhe të vetë Sali Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij, kanë qenë esenciale dhe janë me vlerë për procesin. Janë me vlerë, jo se nuk ka prova të tjera.
Bie fjala për 21 janarin provat janë të shumta. Po kur një president republike i cili ka informacione nga të gjitha institucionet e shtetit, posaçërisht kur ka informacione të hollësishme dhe nga shërbimet e fshehta, qoftë ai shqiptar por edhe ato ndërkombëtare, ajo ka vlerë të posaçme. Dhe Bamir Topi në fakt e ka bërë detyrën e vet.
Të paktën për 21 janarin e bëri, sepse jo vetëm që dëshmoi në SPAK, por nga ana tjetër ai e bëri publike provën e vet sepse bëri një libër ku e fajësonte si kriminel, si organizator dhe si urdhërues Berishën me Lulzim Bashën në ngjarjet e 21 janarit.
Por edhe te kjo e kompleksit të “Partizanit”, si aferë e parë do thosha unë korruptive nga ka filluar SPAK-uqë në atë malin e madh me krime të Saliut të fusi një kazmë atje, të gërmojë diçka për të zbuluar.
Në kohën kur ndodhi afera “Partizani”, Bamir Topi sa kish vajtur president, domethënë pak kohë kishte, dhe për rrjedhojë, presidenti i Republikës kur sa e merr një detyrë dhe ende është i ri në detyrën që vjen, por edhe kur bëhet i vjetër në detyrë, ai nuk mund të bëjë dot gjë vetë, prandaj ka këshilltarët e vet, prandaj ka profesionistët atje, sepse janë këshilltarët, janë specialistët e tjerë që nuk e lënë atë të shkelë në dërrasë të kalbur. Për rrjedhojë, ata këshilltarë i kanë thënë që s’kishte kompetencë ky që të frenonte mënyrën se si do vepronte apo të ndalonte një vendim të Këshillit të Ministrave e të tjera.
E rëndësishme është fakti që ai thotë që në këtë aferë të rëndë korruptive që ka bërë, domethënë, Berisha me gjithë ministra, nën dirigjimin e dhëndrit të tija që përvetësoi një pasuri të madhe kombëtare edhe e mori për familjen e vet edhe familjen e Berishës… Ai thotë: në këtë situatë unë, thotë, sinjalin e vetëm që pata ishte gjenerali Qirjazi, i cili erdhi thotë dhe më ka shfaqur shqetësimin e vet që po bëhet një krim, po bëhet një korrupsion, unë s’jam dakord me të dhe ndaj meje po merren masa, do më heqin e të tjera me radhë. Pra Bamir Topi me dëshminë e tij ka bërë përgjegjës drejtpërdrejtë Sali Berishën. Dhe nga ana tjetër ka dhënë një fakt mjaft domethënës që qarkullon por në fakt nuk e kemi ditur të plotë ashtu siç duhet.Edhe fakti që me të vërtetë ky gjeneral, që neve thoshim që ka kundërshtuar dhe që pranoi edhe të ikte nga detyra, dhe që pranoi madje edhe rrezikun më të madh sepse ish-kreu i atëhershëm i kontrolle e të tjera në Këshillin e Ministrave OerdBylykbashi me detyrë atëherë, e kërcënoi deri dhe me ndjekje penale: o firmos transferimin e kompleksit të “Partizanit” dhe dhënien te dhëndri i Sali Berishës, ose unë në të kundërtën do përfundosh në gjyq, përveç detyrës. Oerd Bylykbashi bëri këtë gjë ndaj gjeneral Qirjazit.
Ishte shefi i shtabit në atë kohë atje në Ministrinë e Mbrojtjes. Bylkbashi ishte kryekontrollor në Këshillin e Ministrave që ushtronte kontroll në të gjitha institucionet e shtetit edhe ai, domethënë, u mundua t’ia impononte një gjë të tillë. Bylykbashi duhet të ishte i pandehur! Ai është në grupin kriminal. Domethënë, ai bashkë me gjithë ministrin e Financave që e lejoi këtë aferë korruptive, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Oerd Bylykbashi duhet të ishin të pandehur.
Të pandehur për korrupsion pasiv, por edhe për pastrim të parave që rrodhën nga një krim, sepse kjo me vendim të Këshillit të Ministrave u mor me krim. Edhe pikërisht të vjen ndot kur dëgjon Oerd Bylykbashin që thotë: harxhuat 4 milionë euro që të vijë ai këngëtari e të bëjë koncertin këtu, thotë, kur Onkologjiku thotë ka shpallur që kemi nevojë për aparatura e për ilaçe, edhe këto 4 milionë, thotë, t’i çonim atje. Dhe ky Oerdi500 milionë euro ia dha Jamarbër Malltezit e Sali Berishës me presionin që i bëri gjeneral Qirjazit.
Këta të pafytyrë janë, këta kriminelë janë, edhe që nuk merren nga organet përkatëse që t’i vënë në bankën e të akuzuarve për krimet që kryejnë. Kështu që Bamir Topi faktikisht për aq sa ka ditur në institucionin ku ishte, ai këtë dëshmi e ka bërë dhe kjo dëshmi plotëson gjithë provat e tjera që janë kundër këtyre banditëve të korrupsionit.”