news

Gjykata e Apelit Tiranë i jep 2.1 miliardë lekë Salillarit me shokë

Një tjetër ten­der me hije të for­ta dyshi­mi për fitues të para­cak­tu­ar dhe farsë pub­like është mbyl­lur së fund­mi nga Gjyka­ta e Apelit e Juridik­sion­it të Përgjithshëm Tiranë.Bëhet fjalë për pro­ce­durën e prokurim­it me objekt “Rikon­struk­sion të god­inës së ish-Degës së Tatim­paguesve të Mëd­henj, Zona Kadas­trale 8150, me numër pasurie 6/227, Tiranë, në për­dorim të Gjykatës së Apelit”.

Fon­di lim­it i cak­tu­ar nga autoriteti kon­trak­tues ishte 185,218,365.83 lekë pa TVSH ose rreth 2.22 mil­iardë lekë të vje­tra me TVSH.Si u parak­tua fitue­si me 97.5% të fon­dit lim­it?


Në për­fundim të pro­ce­durës, fitues është shpal­lur Bashki­mi i Oper­a­torëve Ekonomikë ALGES KONSTRUKSION sh.p.k. në pronësi të Mozart Çelës – 58%, në bashkëpunim me INERTI sh.p.k. në pronësi të Flor­jan e Halil Muha – 42%, të cilët janë mbështe­tur mbi kapacitetet e kom­panisë SALILLARI sh.p.k. të Pël­lumb Salil­lar­it.

Ofer­ta e shpal­lur fituese kap vlerën e 180,583,920.83 lekë pa TVSH, e cila me TVSH arrin në shifrën mar­ra­mendëse prej 216,700,705 lekësh ose mbi 2.16 mil­iardë lekë të vje­tra.

Llog­a­r­it­ja e shifrave zbu­lon se fitue­sit i është falur ten­deri në masën 97.5% të fon­dit limit.Farsa e ten­der­it: Ofer­tat e ndara me “qin­dar­ka” për të mbu­lu­ar garën
Se sa e para­cak­tu­ar ka qenë e gjithë pro­ce­du­ra tre­gon qartë difer­en­ca qesharake mes dy vetëm kom­pani-pjesë­mar­rë­seve.

Në ten­der ka mar­rë pjesë vetëm një oper­a­tor tjetër, ZEQILLARI CONSTRUCTION sh.p.k., me ofer­tën prej 182,440,090.34 lekë pa TVSH.

Të dyja ofer­tat janë pothua­jse iden­tike me njëra-tjetrën me difer­encë prej vetëm 1% mes tyre dhe të dyja ngji­tur pas tavan­it të fon­dit lim­it.

Kjo për­puth­je ‘kirurgjikale’ mes dy ofer­tave tre­gon qartë se “rivali” ka hyrë në garë vetëm për të plotë­suar num­rin dhe për t’i hapur rrugën kon­sor­ci­u­mit të udhëhe­qur nga “ALGES KONSTRUKSION” dhe Salil­lari, që të futin në xhep mbi 2.1 mil­iardë lekë nga paratë e tak­sapaguesve shqip­tarë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading