news

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi “mësyn” pa lajmëruar, takim me Kurtin në zyrë, zbulohet arsyeja

I dër­guari i Bashkim­it Evropi­an për dia­lo­gun mes Kosovës dhe Ser­bisë, Peter Sorensen, u takua të premten në Prisht­inë me kryem­i­nistrin në detyrë, Albin Kur­ti, në një viz­itë të paparala­jmëru­ar.

Mes temave të disku­tu­ara ishte edhe çësht­ja e gjyq­tarëve dhe prokurorëve të dorëhe­qur ser­bë, të cilët po kërko­jnë rik­thimin në punë.

Në një njof­tim për media, zyra e Kur­tit tha se ai u pyet nga Sorensen për kthimin e dhjetëra gjyq­tarëve dhe prokurorëve ser­bë në punë, të cilët kishin dhënë dorëhe­q­je më 2022.BE-ja ka kërkuar që çësht­ja e ri-inte­grim­it të gjyq­tarëve dhe prokurorëve të dorëhe­qur ser­bë të zgjid­het në kuadër të dia­logut mes dy vendeve fqin­je.

Në takimin me zyr­tarin e lartë të BE-së, Kur­ti e përsëri­ti se është i hapur për përf­shir­jen e ser­bëve në gjyqë­sor dhe prokurori, por jo për rik­thimin e tyre automatikë në punë, duke ngu­lur këm­bë se çdo vendim të bëhet sipas Kushte­tutës dhe lig­jeve të Kosovës.

I dër­guari i bllokut evropi­an erd­hi në Prisht­inë në ditën kur si Kur­ti, ash­tu edhe ushtrues­ja e detyrës së pres­i­den­tit, Albu­le­na Hax­hiu, e shtynë Këshillin Gjyqë­sor (KGJK) të ven­dit të bëjë kërkesë për lir­im­in nga detyra të gjyq­tarëve të dorëhe­qur ser­bë, pavarë­sisht thirrjeve nga BE-ja për të mos i bërë trys­ni insti­tu­cionit të pavarur të gjyqë­sorit.

Një mbled­hje e Këshillin Gjyqë­sor të premten, ku pritej të shqyr­to­hej edhe çësht­ja e gjyq­tarëve të dorëhe­qur ser­bë, dësh­toi për shkak të kuo­ru­mit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading