news

KLSH nxjerr “skandalin” në Portin e Durrësit/ Miliona euro dëm, rekomandohet shkarkimi i Pirro Vengut

Një raport i Kon­trol­lit të Lartë të Shtetit ngre dyshime për një nga menax­himet më prob­lematike të një insti­tu­cioni pub­lik gjatë viteve të fun­dit. Në për­fundim të auditim­it për Autoritetin Por­tu­al Dur­rës, KLSH reko­man­don masën disi­plinore “shkarkim nga detyra” për ish-Drej­torin e Përgjithshëm Ekzeku­tiv, Pir­ro Ven­gu.

Reko­mandi­mi nuk mund të zba­to­het më, pasi, siç shp­je­gon vetë KLSH, Ven­gu dhe per­son­at e tjerë të lis­tu­ar nuk janë më në mar­rëd­hënie pune me insti­tu­cionin. Megjithatë, gjet­jet e rapor­tit mbeten.

Në qendër të tyre janë mil­iona euro të ard­hu­ra të munguara, qin­dra mil­iona lekë dëme ekonomike, kon­tra­ta të ndryshuara pas ten­der­it, page­sa pa faturë tati­more, TVSH e padeklaru­ar, kon­ver­time val­u­tore që, sipas audituesve, favorizuan kon­trak­torin dhe jo shtetin, si edhe page­sa mil­ionëshe për pro­jek­tin e Por­to Romanos pa aplikimin e penaliteteve të parashikuara në kon­tratë.

Sipas llog­a­r­it­jeve të KLSH-së, vetëm nga vendim­mar­r­ja për admin­istrim­in e Ter­mi­nalit të Kon­te­jn­erëve u kri­juan 678.6 mil­ionë lekë të ard­hu­ra të munguara (rreth 6.8 mil­ionë euro). Në pro­ce­du­rat e bler­jes së vinçave u kryen page­sa pa faturë tati­more për rreth 1.16 mil­iardë lekë, duke sjel­lë rreth 233 mil­ionë lekë TVSH të padeklaru­ar. Vetëm nga kon­ver­ti­mi i mon­ed­hës në dy kon­tra­ta, auditue­sit evi­den­to­jnë 205 mijë euro dëm ekonomik, ndër­sa në pro­jek­tin e Por­to Romanos kon­sta­to­jnë se nuk u aplikuan penalitete kon­trak­tore me një efekt neg­a­tiv prej 549 mijë eurosh. Rapor­ti evi­den­ton gjithash­tu edhe 88.6 mil­ionë lekë të ard­hu­ra të munguara nga admin­istri­mi i sipër­faqeve por­tuale.

Por çfarë thotë konkretisht raporti?Auditimi lid­het me menax­himin e katër viteve të fun­dit të Autoritetit Por­tu­al Dur­rës, sipas Rapor­tit Për­fundim­tar të Kon­trol­lit të Lartë të Shtetit, nr. 631/23 prot., datë 30 mars 2026.

Më 8 qer­shor 2021, me një shkresë të fir­mo­sur nga Drej­tori i Përgjithshëm Ekzeku­tiv, Pir­ro Ven­gu autor­i­zoi shoqërinë pri­vate “Mariner Adri­atik” sh.p.k. të mer­rte në admin­istrim Ter­mi­nalin e Kon­te­jn­erëve dhe asetet përkatëse.

Katër ditë më herët, me një tjetër pro­tokoll, kon­trak­torit iu vunë në dis­pozi­cion pjesë këm­bi­mi me vlerë 568,790 euro, ndër­sa 1,819 njësi mate­ri­alesh kalu­an pa asnjë kos­to në mag­a­z­inën e pri­vatit.

Sipas rapor­tit, kon­tra­ta u nën­shkrua në anglisht, ndonëse pro­ce­du­ra e prokurim­it ishte zhvil­lu­ar në shqip. Edhe më prob­lematik, sipas audituesve, rezul­toi fak­ti se kushtet e ten­der­it u ndryshuan pas shpall­jes së fitue­sit.

Në doku­mentet e ten­der­it oper­a­tori duhej të provonte se zotëronte të pak­tën tre vinça dhe gjashtë reach stack­er. Vinçat nuk u provuan, por megjithatë kon­tra­ta u nën­shkrua. Më pas, detyri­mi për sig­urim­in e tyre iu kalua vetë Autoritetit Por­tu­al.

Në vend që t’i sig­uronte kon­trak­tori, APD bleu me para pub­like dy vinça dhe një reach stack­er dhe ia vuri falas në dis­pozi­cion shoqërisë pri­vate, pa qira dhe pa kos­to amortizimi.Audituesit aplikuan tar­i­fat zyrtare të qirad­hënies të vetë Por­tit mbi orët e për­dorim­it deri në fund të vitit 2022 dhe arritën në për­fundimin se kësh­tu u kri­juan 678,613,900 lekë të ard­hu­ra të munguara, gjet­ja finan­cia­re më e rëndë e gjithë rapor­tit.

Rapor­ti kon­sta­ton gjithash­tu se drej­tori ekzeku­tiv kishte mar­rë për­sipër një garan­ci prej 100 mil­ionë lekësh në vit për mbu­lim­in e amor­tizim­it të këtyre aseteve. Kur kon­tra­ta u ndër­pre, APD likuidoi mall­ra me vlerë 185,227.87 euro, pa llog­a­r­it­ur as për­dorim­in dhe as amor­tiz­imin e tyre.

Për­fundi­mi i audituesve është i drejt­për­drejtë: “Për sa më sipër mban përgjegjësi Drej­tori i Përgjithshëm Ekzeku­tiv, z. Pir­ro Ven­gu.”

Në një rast, kon­tra­ta mes kom­panisë shqiptare dhe prod­hue­sit ital­ian ishte nën­shkru­ar disa ditë për­para se Por­ti të shpallte pro­ce­durën në sis­temin e APP.

Edhe mënyra e page­save rezul­ton prob­lematike. Shteti paguante 20% në nën­shkrim, 50% kur vinçi ishte gati dhe 20% pas tes­tim­it, ndër­sa, sipas audituesve, 18 page­sa u kryen pa faturë tati­more.

Në total, bëhet fjalë për rreth 1.16 mil­iardë lekë page­sa pa faturë fiskale, me paso­jë rreth 233 mil­ionë lekë TVSH të padeklaru­ar në kohë. Për këtë arsye, rasti iu refer­ua Drej­torisë së Përgjithshme të Tatimeve për ver­i­fikime të mëtejshme.Por sipas KLSH-së, prob­le­mi nuk ishte vetëm fiskal.

Auditue­sit evi­den­to­jnë se në dy kon­tra­ta të ndryshme kom­pa­nia ofer­toi në lekë, fitoi në lekë, por u pagua në euro, duke për­dorur një kurs këm­bi­mi që nuk për­puthej me atë të parashikuar në kon­tratë.

Vetëm nga ky mekanizëm, rapor­ti llog­a­r­it një dëm ekonomik prej 19,268,748 lekësh, ose rreth 205 mijë euro, duke kërkuar që kjo shumë të riku­per­o­het përmes rrugës gjyqë­sore.

Rapor­ti vijon me pro­jek­tin e Por­tit të ri në Por­to Romano.

Kon­tra­ta për pro­jek­tin teknik kishte në vlerë mbi 9 mil­ionë euro. Doku­mentet parashikonin qartë se munge­sa e një ele­men­ti të cak­tu­ar nuk lejonte pagesën para­prake, por megjithatë u likuid­ua men­jëherë 1.85 mil­ion euro parad­hënie.

Deri në fund të vitit 2023 ishin paguar 9.13 mil­ionë euro, ndër­sa, sipas audituesve, nuk u aplikua asnjë penalitet për vone­sat, megjithëse kon­tra­ta parashikonte penalitete që arrinin në 789 mijë euro.

Efek­ti neg­a­tiv i llog­a­r­it­ur nga KLSH është 549 mijë euro, ndër­sa rapor­ti kon­sta­ton gjithash­tu se sig­u­ra­cioni i përgjegjë­sisë pro­fe­sion­ale nuk u paraqit asnjëherë nga kon­trak­tori.

Nga Por­to Romano, rapor­ti rik­the­het sër­ish te admin­istri­mi i Por­tit ekzistues.Audituesit kon­stat­u­an se shoqëria “REDI” ShPK nuk admin­istronte 500 metra katrorë, siç mund të kup­to­hej nga doku­menta­cioni, por 17,500 metra katrorë ter­ri­tor por­tu­al, pa kon­tratë të plotë dhe pa tar­i­fat përkatëse.

Sipas llog­a­r­it­jeve të KLSH-së, kjo sol­li 88,672,000 lekë të ard­hu­ra të munguara, të cilat nuk hynë kur­rë në arkën e Autoritetit Por­tu­al.

Në për­fundim të auditim­it, KLSH har­ton një listë me dhjetëra punon­jës dhe ish-punon­jës, për të cilët reko­man­don masa disi­plinore. Për ish-Drej­torin e Përgjithshëm Ekzeku­tiv, Pir­ro Ven­gu, reko­mandi­mi është masa më e rëndë: “shkarkim nga detyra”, një masë që nuk mund të zba­to­het më, pasi ai nuk është më pjesë e Autoritetit Por­tu­al Dur­rës.

Në total, rapor­ti evi­den­ton një bilanc finan­ciar që kalon 8 mil­ionë euro të ard­hu­ra të munguara, 205 mijë euro dëm ekonomik, 549 mijë euro efekt neg­a­tiv vetëm në pro­jek­tin e Por­to Romanos, si edhe 1.16 mil­iardë lekë page­sa pa faturë tati­more, me 233 mil­ionë lekë TVSH të padeklaru­ar. Të mar­ra së bashku, këto gjet­je për­bëjnë një nga auditimet më të rën­da të pub­likuara nga Kon­trol­li i Lartë i Shtetit për admin­istrim­in e një insti­tu­cioni pub­lik në vitet e fundit./VNP

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading